Galiani: Vendosim së bashku të mërkurën për Alegrin!
Kampionati mbaroi për Milanin dhe për fat u arrit pjesëmarrja në Champions. Por duket se tani ka filluar një tjetër sfidë, ajo e stolit të Milanit, nëse do të qëndrojë Alegri apo do të largohet. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, e ka nisur këtë mision. Fitorja në Siena e ka qetësuar disi zyrtarin kuqezi, që ka vendosur të marrë kohë për të caktuar edhe objektivat e së ardhmes. “Ka një diferencë të madhe mes Champions League dhe Europa League. Për skuadrat e mëdha moskualifikimi është njëlloj si të shkosh në Serinë B. Vendi i tretë ka qenë synimi ynë që në fillim të kampionatit, por nuk duhet të gëzohemi, pasi jemi vetëm në fazën “play-off.” Të mërkurën do të takohem me Alegrin për të qartësuar të ardhmen e tij, pasi në fillim duhet të festojmë 50 vjetorin e Championsin e parë të fituar. Do të marrim një vendim të gjithë së bashku si shoqëri”, - kanë qenë fjalët e Galianit, që e lë të hapur akoma çështjen e trajnerit.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)