E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino pret deri nesër përgjigje nga Lacio për Taren

Torino vazhdon të insistojë për Igli Taren, dhe i ka vënë ndërkohë edhe afatin e fundit Lacios. Brenda ditës së nesërme, Lacio duhet të japë një përgjigje zyrtare "Toro"-s nëse do ta shesë sulmuesin shqiptar apo jo. Ndërkaq, Lacio dë luajë nesër për turin e dytë të Kupës së Italisë në fushën e Monza-s (ora 20:25), me ekipin që në të parin eliminoi Barin. Në ndeshjen e parë të Lacios kundër Rende, Tare luajti nga minuta e 24-t e pjesës së dytë. Lacio fitoi me rezultatin 4-0.
Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›