Galiani vë në rresht Milanin
Barazimi në shtëpi me Verder Bremenin, që shkaktoi eliminimin nga Kupa UEFA, zyrtarizoi krizën te Milani. Menjëherë pas ndeshjes, që u mbyll 2-2 (rezultati i takimit të parë në Gjermani ishte 1-1), Adriano Galiani bisedoi me Ançelotin në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që gjatë mëngjesit të djeshëm ai "vizitoi" skuadrën në qendrën stërvitore. Në takimin me kuqezinjtë, administratori analizoi paraqitjen e keqe në aktivitetin evropian, duke u kujtuar lojtarëve se tashmë janë të detyruar të kualifikohen në Champions, duke evituar turin eliminator. Pozitat e Ançelotit mbeten të lëkundura, por për momentin klubi e ka konfirmuar.