Liverpuli, në "çatinë" e Evropës
Liverpuli është klubi më i mirë në renditjen evropiane për klube të UEFA-s. Fitorja 1-0 në fushën e Realit, bëri që "Reds" të ngjiten në krye për të parën herë që prej vitit 1985. Sistemi i komplikuar i renditjes bazohet te paraqitjet në kupa gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa pikët jepen sipas ndeshjeve të fituara dhe forcës së kundërshtarëve. Pas tyre, në dhjetë më të mirat janë: Çelsi, Barcelona, Milani, Arsenali, Sevilja, Mançester Junajted, Bajerni, Lioni e Interi. Liverpuli mban edhe renditjen më të lartë për sezonin aktual (me 18.1775 pikë), ku ndiqet nga afër prej Bajernit, Atletiko e Madridit e Barcelona.