Nis sot misioni vezhgues i BE-se ne Gjeorgji
Dje nisi punen misioni vezhgues i BE-se ne Gjeorgji. Pak kohe me pare ushtria ruse pati bere te qarte, se vezhguesit akoma nuk do te vendosen ne zonen neutrale rreth rajoneve separatiste. A do ta permbushin ata dot detyren e tyre? Sepse te 340 ekspertet e OKB-se duhet te mbikeqyrnin terheqjen e ushtareve ruse, deri me 10 tetor nga Gjeorgjia. Ne fakt te 340 vezhguesit e BE-se, qe nisen dje punen ne Gjeorgji, jane si spektatore sepse ne Republikat Separatiste te Abkhazise dhe Osetise Jugore ata nuk mund te shkojne, shtabi i pergjithshem rus nuk i lejon vezhguesit nga gjithsej 22 shtete te BE-se pertej kufirit. Dhe ndryshe nga marreveshja ata nuk lejohen as te patrullojne ne zonen neutrale me Gjeorgjine, e cila eshte e gjere rreth 10 kilometer deri ne Abkazi dhe Osetine Jugore. Ata mund te kene te drejte te patrullojne vetem ne kufirin jugor te zones se sigurise, hyrje te pakufizuar nuk do te kete. "Ne cdo vend stacionimi, ne cdo zyre do te qendrojne nga 70 vezhgues ushtarake. Ata perfaqesojne 22 vende. Kompetenca e tyre eshte mbikeqyrja e situates ne zonen e sigurise", thote nje zedhenes i ushtrise ruse, qe e quan veten tani trupa e vendosjes se paqes. Ushtria ruse nuk mbikeqyr vetem kufirin me Gjeorgjine, por eshte e stacionuar edhe thelle ne brendesi ne Abkazi Osetine Jugore. 3800 ushtare ruse duhet te stacionohen ne Abkhazi dhe Osetine Jugore. Ata jane te paarritshem per vezhguesit e BE-se, te cilet s´kane se c´kerkojne atje. "Vezhguesit e BE-se duhet te patrullojne vetem para zones neutrale dhe te vezhgojne ne se ne Gjeorgji ndodhen akoma trupa ruse. Megjithate nje detyre e veshtire, sepse prane kufirit ka banda qe grabisin, snajperiste te cilet kane qelluar shpesh policet gjeorgjiane. Vezhguesit e BE-se mbeten te paarmatosur, nder ka edhe 25 gjermane. Shefi i misionit te BE-se, diplomati gjerman Hans-Jerg Haber, foli per nje detyre te veshtire. Sigurimi i suksesit, stabilitetit dhe normalitetit nuk eshte aspak i sigurt. Marredheniet ruso-gjeorgjiane mbeten te ngrira. Meqenese Gjeorgjia i ka nderprere marredheniet diplomatike me Rusine, diplomatet ruse do te largohen sot me nje avion nga kryeqyteti Tbilis.