E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-bashkepunetoret, Majko: Ligji, per qellime elektorale

Deputeti socialist Pandeli Majko ka akuzuar Partine Demokratike se po perdore ligjin per ish-bashkepunetoret e sigurimit per qellime elektorale.

“Kete ju po e perdorni thjesht si nje sfond 6 muaj perpara zgjedhjeve”, eshte shprehur Majko ne "Top Story".

“Kjo mund te ishte bere qe ne fillim te mandatit te PD-se. Kurse tani pas tre vjetesh qe keni qeverisur dhe te gjitha institucionet jane me njerez te emeruar pas ardhjes suaj ne pushtet, ju thoni se ka edhe disa te tjere te cilet s’duhet te lejohen”, theksoi Majko.

Por deputeti i PD-se Aldo Bumci tha se ligji nuk ka asnje motiv politik, por eshte pare e nevojshme ekzistenca e tij, duke u nisur edhe nga eksperienca e vendeve te tjera te lindjes.

“A eshte legjitime qe nje zyrtare qe ka dhene vendime politike te jete perseri ne strukturat kryesore te vendit? Per kete ka nevoje per nje ligj qe keta njerez te mos jene sot ne krye”, pohoi Bumci.

“Ligji nuk ka asnje motiv te caktuar. Ligji duhet te kalonte qe ne korrik, por u shty per ne shtator. Ky nuk eshte nje ligj i ri qe vjen per here te pare, por eshte vendosur ne te gjitha vendet e lindjes”, shtoi Bumci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›