"Mos transmetoni Enver Hoxhen"

TIRANE - Ndal, figurave te regjimit komunist. Afrimi i 100 vjetorit te lindjes se diktatorit Enver Hoxha dhe manifestimi ne disa media te kesaj ngjarjeje, ka vene ne levizje Keshillin e Etikes prane Keshillit Kombetar te Radio-Televizioneve (KKRT). Ky keshill i sugjeroi dje KKRT-se, qe te njoftoje operatoret televizive, qe te kene kujdes ne trajtimin e veprimtarise se figurave te regjimit komunist ne programet e medias elektronike. Kjo pasi publiku eshte i ndjeshem ndaj te tilla ngjarjeve dhe ankesa te shumta jane dozuar ne adrese se ketij keshilli qe te mos lejohen apo cungohen dhenia e ngjarjeve qe lidhen me figurat e regjimit komunist. "Keshilli i Etikes i sugjeron Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit qe, pa cenuar pavaresine e paanesine editoriale te cdo operatori radioteleviziv, mbeshtetur ne Kodin e Etikes dhe ne detyrimin per respektimin e normave etike dhe morale, t'u kujtoje operatoreve pergjegjesine dhe zbatimin e ketij kodi, duke vleresuar maksimalisht shqetesimin tone dhe te opinionit publik per trajtimin e veprimtarise e figurave te regjimit komunist ne programet e medias elektronike", thuhet ne kerkesen e Keshillit te Etikes. Sipas anetareve te ketij Keshilli, i perbere nga Remzi Lani, Fatos Lubonja dhe Bashkim Hoxha, ky shqetesim eshte ngritur nga qytetare, intelektuale e perfaqesues te shoqerise civile, qe se fundmi kane vene re programe te ndryshme radiotelevizive te pergatitjeve per perkujtimin e 100 vjetorit te lindjes se diktatorit Enver Hoxha. "Ne disa televizione me audience te konsiderueshme, vihet re nje tendence e intervistimit te familjareve te diktatorit, emisione dhe lajme per kete ceshtje, transmetim materialesh filmike te realizuar ne kohen e diktatures, ku propagandohet ideologjia komuniste e glorifikohet diktatura e proletariatit", veren Keshilli i Etikes. Ne kete kuader, konstatohet se rikthimi ne ekrane, ne menyre ciklike, i figures se Enver Hoxhes trajtuar me prirje nostalgjike, pervec se shtremberon te verteta historike, lendon dhe cenon ndjenjat dhe dinjitetin e nje shtrese te madhe njerezish te persekutuar, viktima te diktatures e te diktatorit. "Programe te tilla, pa shpjegimin e vendosjen ne kohe te mesazheve tejet propagandistike e politike qe mbartin, demtojne te gjithe teleshikuesit, vecanerisht formimin dhe edukimin e femijeve dhe moshave te reja", veren Keshilli i Etikes. Per kete arsye, kerkohet vemendja e KKRT-se, si organ qe ka autoritetin per te bere sugjerimin ne media ne lidhje me kete ngjarje. Milloshi: Tani jemi ne pluralizem "S'doni te shihni Enver Hoxhen, nderroni stacion"
Ke reaguar menjehere kryetari i komunisteve shqiptare, Hysni Milloshi pas sugjerimit te Keshillit te Etikes per KKRT qe te respektohet etika ne televizione dhe te mos transmetohen intervista dhe pervjetore per diktatorin Enver Hoxha. "C'eshte kjo etike e ketyre njerezve, pasi nuk di ku prishet Kodi i Etikes ne pluralizem, ku te gjithe mund te flasin te lire. Ata qe nuk duan qe televizionet te flasin per Enver Hoxhen le te mos i hapin keto stacione televizive, ta levizin pultin ne stacione te tjera. Jemi ne pluralizem tani', ka qene deklarata e Hysni Milloshit per gazeten "Koha Jone". Per te cilin, edhe pse eshte komunist, eshte i pakonceptueshem fakti se si ne pluralizem, mund t'u kerkohet televizioneve private te mos transmetojne ate qe e kerkojne vete shikuesit, u rrit audiencen. "Enver Hoxha eshte figura me e madhe e historise se kombit shqiptar dhe te mos flasim per kete, me mire duhet t'i behet kerkese SHBA-se dhe Evropes qe ta shperbeje kombin shqiptar", tha Milloshi, per te cilin, Shqiperia nuk shperbehet nga lilipute dhe njerez te tille. "Ne 100 vjetorin e ditelindjes se Enver Hoxhes do ta festojme ne menyre madheshtore, duan apo nuk duan disa", deklaroi ai.