Taksa e re e makinave, ja sa do të kursejnë shqiptarët

Tashmë të gjithë qytetarët që zotërojnë automjete nuk do të paguajnë taksë qarkullimi pasi projektligji i ri parashikon pagesën e kësaj takse me një shtesë prej 5 lekësh në momentin e blerjes së karburantit. Ndryshimet në projektligj janë kërkuar prej kreut të qeverisë si një nevojë për të zbllokuar shitjen e automjeteve të përdoruara.
Ndërkohë që automjeteet e viteve të fundit do të kenë privilegjin që të mos paguajnë taksa . Janë përcaktuar për tu hequr gjithashtu edhe taksat makinave të përdorura (në import dhe në shitje brenda vendit), taksës vjetore të qarkullimit, taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve.Megjithatë ajo që duhet theksuar është fakti se pavarësisht ndryshimit ky projektligj përfshin një sërë elementësh të formulës së vjetër në bazë të së cilës paguheshin taksat për automjetet ne Shqipëri.
Por cfarë pritet që të ndryshojë? Tashmë qytetarët do të paguajnë në momentin e kolaudimit të gjitha taksat dhe vlera e saj do të llogaritet në bazë të cilindratës, koeficientit fiks për llojin e karburantit që përdor dhe koeficientit sipas viteve të përdorimit. Mirëpo ajo që është risi këtë në projektligjin e ri është fakti i përllogaritjes së koeficientit të viteve të përdorimit me tendecë rritëse dhe në bazë të llojit të automjeteve. Kështu nuk do të përdoret i i njëjti koeficient për një autovetur dhe për një autobus.Konvertimi i taksës së qarkullimit në çmimin e karburantit do të sjell më tepër të ardhura për buxhetin e shtetit dhe do të ul numrin e atyre personave që nuk e paguanin një taksë të tillë.
Me formulën e re, taksa që një qytetar do paguajë për qarkullim dhe regjistrim do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij. Heqja e doganës dhe ndryshimi i taksës së shitjes pritet të çlirojë importin e makinave të vjetra nga jashtë dhe shitjen e tyre brenda vendit, proces i bllokuar tashmë që kur ministria e Financave aplikoi vitin e kaluar një taksë të lartë për shitjen dhe automjetëve të përdorura brenda vendit. Gjithsesi gjithçka pritet të zyrtarizohet vetëm në momentin e miratimit të këtij projektligji i cili është kthyer në një temë diskutimi për të gjithë kohët e fundit.