E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Nuk kemi frikë nga Reali

Milani nesër do ta ketë një përballje të vështirë me Real Madridin në Bernabeu, por zëvendëspresidenti i klubit italian, Adriano Galliani, mendon se Milani nuk do të jetë inferior ndaj mbretërve.
"Kanalet televizive në të gjitha vendeve të botës nesër do ta përcjellin takimin. Kjo është një ndeshje e dy ekipeve që kanë fituar 16 kupa evropiane. Dhe ne sigurisht nuk do të udhëtojmë në Madrid duke ndjerë presion psiqik", ka thënë Galliani.
Milani të dielën shënoi fitore ndaj Romës, e cila fitore ka ngritur vetëbesimin e Milanit në prag të takimit të nesërm.
"Ishte e patjetërsueshme ta bëjmë hapin tonë, t'i rrisim vetëbesimin dhe gjithçka tjetër. Ekipi luajti mirë në pjesën e dytë", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›