E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan/ Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 7 nëntor

Një tur i dytë është i nevojshëm për zgjedhjet presidenciale afgane dhe do të zhvillohet më 7 nëntor, i deklaroi sot AFP-së një zëdhënës i Komisionit të pavarur elektoral, i ngarkuar me njoftimin e rezultatit të votimit.
Zëdhënësi, Noor Mohamad Noor, nuk dha rezultatet e dy kandidatëve kryesorë, kryetari i deritanishëm i shtetit, Hamid Karzai, dhe ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah.
"Zgjedhjet bëjnë të nevojshëm një tur të dytë. Ai do të organizohet më 7 nëntor. Do të mbajmë një konferencë shtypi nesër për këtë", i deklaroi ai AFP-së.
Ky njoftim bëhet pikërisht dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të kontestuara presidenciale më 20 gusht në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›