Maqedonia, 356 milionë dollarë investime të huaja
Maqedonia vitin e kaluar ka tërhequr investime të huaja me vlerë të përgjithshme prej 356.4 milionë dollarë. Kështu ka deklaruar Enti për statistikë, duke shtuar se investimet e huaja në vitin e kaluar në krahasim me vitin 2007 kanë qenë më të mëdha për 25.6 milionë dollarë.
Investitor më i madh në Maqedoni vitin e kaluar ka qenë Austria me 125.1 milionë dollarë, pastaj vijon Sllovenia me 50.8 milionë dollarë, Britania e Madhe me 30.8 milionë dhe Holanda me 29.1 milionë dollarë.
Investime më të mëdha kanë hyrë në sektorin Ndërmjetësim financiar edhe atë 146.6 milionë dollarë, ndërsa pas saj janë industria përpunuese me 66.5 milionë dollarë dhe furnizimi me energji elektrike, ujë dhe gaz me 35.9 milionë dollarë.