E Diel, 1 Nëntor 2026

Galltasaraji arrin të marrë sulmuesin Kanute

Stamboll - Sulmuesi Kanute sezonin e ardhshëm do të jetë futbollist i skuadrës së Gallatasarajit në kampionatin turk. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta turke “Aksham”, e cila thotë se administratori i Gallatasarijit, Adnan Sezgin ka nënshkruar dje një marrëveshje me drejtorin sportiv të Seviljas.

Klubi turk, sipas “Aksham”-it, do t’i japë spanjollëve lojtarin e përfaqësueses Mehmet Topall, plus një milionë euro. Futbollisti nga Mali do të përfitojë tek Gallatasaraji plot 3 milionë euro në sezon. Turqit u interesuan edhe vitin e kaluar për të marrë shërbimet e Kanutesë nga skuadra e Seviljas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›