Leonardo shumë pranë drejtimit të Milanit
Milano - Leonardo pritet të marrë drejtimin e ekipit të Milanit në rast se do të largohet Karlo Ançeloti. Mediat italiane e shohin kandidaturën e brazilianit mbi atë të Van Bastenit dhe Rajkardit, edhe këta “made in Milan”.
Vendimi për trajnerin e ardhshëm pritet të merret ditën e hënë, menjëherë pas përfundimit të kampionatit italian. Administratori Adriano Galiani ka deklaruar disa herë se Ançeloti do të qëndrojë, por mediat italiane dhe angleze e shohin atë gjithnjë e më larg Milanos.
Stacioni i Karlos mund të jetë skuadra e Çelsit, ku presidenti Abramoviç e sheh atë si arkitektin e skuadrës së ardhshme.
Ndërkohë, Leonardo menjëherë pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike ka punuar në llogari të Milanit për zbulimin e talenteve në Brazil. Kaka, Pato dhe Thiago Silva janë disa nga zbulimet e tij në vendin e futbollit.
Nëse vjen në krye të Milanit, Leonardo do të ketë si ndihmësa Tasotin dhe Galin, të cilët e bëjnë prej kohësh këtë punë tek kjo skuadër.