E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nedved mund të luajë edhe sezonin e ardhshëm

Torino - Mediat italiane deklarojnë se veteran Pavel Nedved mund të vazhdojë edhe për një vit tjetër karrierën me skuadrën e Juventusit. Mesfushori çek deklaroi në muajin shkurt se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli I luajtur, por mediat aktualisht thonë të kundërtën.

“Nedved do të vazhdojë të luajë? Asgjë nuk është e pamundur, por për këtë duhet të pyesni klubin e Juventusit”, deklaroi menaxheri i lojtarit për “La Stampa”.

Ndërsa “SportMediaset” deklaron se vetë Nedved është menduar seriozisht për të shtyrë edhe një vit marrëveshjen me Juventusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›