Guardiola: Maldini të mos shqetësohet për vogëlsirat
Romë - Pep Guardiola një pjesë të suksesit të Barcelonës ia dedikon edhe Italisë dhe futbollit të këtij vendi. Në konferencën e tij pas përfundimit të finales, trajneri i katalanasve nuk la pa përmendur edhe legjendarin Paolo Maldini, i cili në fundjavë u përshëndet me tifozët e Milanit për të fundit herë.
Guardiola del në krah të Maldinit, pasi një pjesë e fansave të Milanit, në mënyrë të çuditshme, e fishkëllyen atë gjatë përshëndetjes.
“Ia dedikoj këtë edhe futbollit italian dhe Paolo Maldinit, i cili nuk duhet të shqetësohet për këto vogëlsira, pasi ka adhurues nëpër gjithë Evropën”, deklaroi Guardiola.