E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege mund të përfundojë tek ekipi i Romës

Torino - E ardhmja e futbollistit David Trezege mund të jetë edhe tek skuadra e Romës. Këtë e konfirmon menaxheri i sulmuesit juventin, i cili nuk e mohon simpatinë e klientit të tij për klubin kryeqytetas.

“Nëse Roma është e interesuar për Trezegenë, atëherë mund të arrijmë një marrëveshje. Pastaj duhet të presim nëse dy klubet do të merren vesh me njëri-tjetrin”, deklaron Antonio Kaliendo, menaxheri i francezit.

Largimi i David Trezegesë nga skuadra e Juventusit është thuajse i sigurte, sidomos pas deklaratave të presidentit Xhovani Koboli Xhili, i cili tha se “Trezegol” do të shkojë atje ku ka vendin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›