E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallucci: Zgjidhja për veriun në 2012, në të kundërt shtohet tensioni

Ish-administratori i Mitrovicës në kohën e UNMIK-ut, Gerard Gallucci, shpreson që gjatë vitit 2012 do të gjendet zgjidhja për veriun e Kosovës. Në të kundërt sipas tij, tensionet dhe konfliktet mund të përsëriten në atë pjesë të Kosovës.

“Nëse nuk do të ketë përpjekje që zgjidhja të bëhet me forcë, e cila do të çonte deri te ndarja, atëherë do të kemi angazhim maksimal të diplomacisë me qëllim që veriu i Kosovës të mos mbetet pengesë për raportet rajonale dhe integrimet euroatlantike”, ka thënë Gallucci për mediat serbe.

Diplomati amerikan ka thënë po ashtu se Beogradi zyrtar nuk do ta njohë Kosovën pavarësisht se kush do t`i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Në të njëjtën kohë, sipas tij, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta kushtëzojë Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›