E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Fati i Kosovës vuloset nga fuqitë e mëdha

Kryetari i serbisë, Boris Tadiç, tha se për problemin e Kosovës duhet gjendet zgjidhje e përbashkët, e cila do të kënaqte interesat e serbëve dhe shqiptarëve, por edhe të fuqive të mëdha.

"Në duhet të gjejmë aleatë në këtë proces. Ky problem është internacionalizuar dhe ne në fushën ndërkombëtare duhet të gjejmë zgjidhje. Për Kosovën në esencë vendosin fuqitë e mëdha, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania” ka thënë Tadiç në një intervistë për mediat serbe.
"Tani duhet të kemi parasysh zgjidhje të tjera: modelin e Irlandës veriore, Tirolit Jugor, Ishujt Orland dhe ndonjë zgjidhje nga hapësirat e ish-Jugosllavisë”, ka shtuar Tadiç.

Zgjidhja, sipas tij, duhet të përmbajë katër pika të domosdoshme: zgjidhje të veçantë për manastiret serbe dhe administrimin e komplekseve të manastireve, garanci të posaçme për serbët në enklava, rregullimin e çështjes së pasurisë të qytetarëve serbë dhe të shtetit dhe zgjidhje të veçantë për veriun e Kosovës.

“Serbia pa aleatë në planin ndërkombëtar, siç është konstatuar, nuk mund të realizojë interesat e veta në Kosovë”,-theksoi Tadiç.

"Nëse më pyetni çfarë shansesh kemi, ato nuk janë të mëdha. Por nëse më pyetni a duhet të heqim dorë, nuk duhet. Këtë nuk mund ta pranojmë. Gatishmërinë për të hequr dorë e shoh si gabim sistemor në politikën tonë”, ka thënë Tadiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›