Gallucci kërkon autonomi për serbët

Ndarja është zgjidhje reale nëse të dyja palët nuk mund të bien dakort në një tjetër mënyrë- ka deklaruar ish përfaqësuesi i OKB-së në Mitrovicë, Gerard Gallucci.
“Diçka e ngjashme si plani "Ahtisaari plus"- autonomi për veriun e Kosovës mund të jetë zgjidhje”, ka thënë Gallucci për Blic.
Gallucci, që njihet si përkrahës i fuqishëm i kauzës serbe, ka thënë se kufijtë e Evropës duhet të përshtaten dhe nuk duhet t`i shërbejnë askujt si arsye për një luftë të re.
Sipas tij, nëse Prishtina refuzon të heqë dorë nga pozicioni ekstrem dhe nëse KFOR-i vazhdon të bëjë gabime, atëherë gjërat mund të dalin nga kontrolli.