E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Thaçi 10 kërkesa për KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka paraqitur gjeneralit Erhard Buhler kushtet e kabinetit të tij për të zbutur qëndrimin ndaj marrëveshjes mes KFOR-it dhe Serbisë.
Lista e hartuar nga qeveria kosovare përmban 10 pika, të cilat janë:
1. Heqja e bllokadave të rrugëve
2. Në parim mbajtja e gjendjes aktuale në portat kufitare
3. KFOR-i të jetë përgjegjës për portat
4. Në parim portat të jenë të mbyllura për arsye sigurie dhe të jenë zona të kufizuara ushtarake
5. Ndihma humanitare do të lejohet që të hyjë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare, pas një vlerësimi nga një organ i caktuar dhe i pavarur ndërkombëtar se ekziston nevoja për ndihma humanitare
6. Mallrat për kishën ortodokse serbe do të lejohen të kalojnë
7. Çdo person dhe makinë të kontrollohet për armatim
8. Çdo person të kontrollohet për ID
9. Treni Beograd-Prishtinë të kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe të ndihmohet nga KFOR-i
10. Pikat e paautorizuara kufitare të mbyllen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›