Gallup 69 e shqiptareve mendojne se qeveria eshte e korruptuar
Kriza ekonomike globale po i godet rende banoret e rajonin te Ballkanit Perendimor dhe ky eshte njeri nga faktoret qe po ndikon negativisht dhe ne besimin e tyre tek institucionet.
Ky eshte nje nga perfundimet e sondazhit te pervitshem te realizuar nga Gallup-i nje firme konsulencash e specializuar ne kryerjen e sondazheve ne bashkepunim me Fondin Europian per Ballkanin - nje iniciative e fondacioneve europiane qe mbeshtet iniciativat te cilat synojne afrimin e rajonit ne Bashkimin Europian. Sondazhi i cili njihet si Monitori ballkanik synon te ndjeke fenomenet dominante ne 7 vendet aspirante per anetaresim ne bllok.
Per edicionin e tij te dyte u intervistuan nga nje mije vete ne secilin vend per nje seri ceshtjesh qe nga gjendja ekonomike tek korrupsioni besimi ne institucione deri tek deshira per te migruar.
Albana Kasapi e BBC foli me Andrzej Pyrkal nga Gallup-i dhe fillimisht e pyeti se cila ishte gjetja me e papritur e sondazhit.
Pyrkal Ne u befasuam qe situata ekonomike nuk eshte permiresuar pas nje viti te veshtire ne 2009-en. Kjo do te thote se situata materiale e njerezve nuk eshte ne gjendje me te mire. Per shembull ne Serbi rreth 70 per qind e te intervistuarve thane se kane veshtiresi ne perballimin e jetes se perditshme... Dhe ne Kosove ne vume re nje gje interesante.
Tradicionalisht qe kur ne nisem ti benim keto sondazhe kosovaret kane qene me optimistet ne rajon me te kenaqur me situaten e tyre materiale. Tani ne 2010-en nuk mund te thuhet e njejta gje. Banoret ankohen per situaten e veshtire ekonomike.
Pse ka ndodhur kjo
Pyrkal Them se ka te beje me situaten ekonomike ne nje perspektive me te gjere ne Europe sepse shqiptaret nga Kosova Shqiperia dhe shqiptaret ne Maqedoni jane tradicionalisht grupi qe ka me shume pjesetare qe migrojne per arsye ekonomike.
Shume analiste kane vene re se emigrantet nuk kane qene ne gjendje te dergojne remitanca ne te njejtin nivel si me pare. Nje nga pyetjet qe beme ne per sondazh ishte nese te intervistuarit kishin marre para nga jashte dhe perqindja e tyre qe kishin marre dergesa ne para ose ne mall ka rene nga 26 per qind ne 15 per qind brenda vetem nje viti.
Sondazhi ka arritur ne perfundimin se besimi ne institucione ne mbare Ballkanin perendimor eshte mjaft i ulet...
Nuk e shohim ate zhvillim qe presim te gjithe - qe njerezit te fillojne te besojne tek institucionet. Kane kaluar 15 vjet qe nga konfliktet e medha ne Ballkan dhe vendet jane ne rrugen drejt integrimit europian dhe pritet qe demokracite te behen me te qendrueshme me te shendetshme dhe qe njerezit te nisin te kene besim tek to. Por kjo nuk po ndodh.
Ne shumicen e vendeve te Ballkanit Perendimor shihet se besimi i popullit tek qeverite e tyre tek sistemi i drejtesise po bie.
Te flasim tani pak per korrupsionin..
Pyrkal Ne bejme nje pyetje shume te pergjithshme a mendoni se korrupsioni eshte i perhapur Dhe pastaj pyesim si per boten e biznesit ashtu dhe per qeverite. Numri i atyre qe thone se qeveria eshte e korruptuar eshte shume i madh. Ne Shqiperi eshte 69 per qind ne Kosove Kroaci Bosnje-Hercegovine mbi 85 per qind.
Ne sondazhet tuaja ju hulumtoni dhe ceshtje te migracionit. Ne kete sondazh te fundit ju keni arritur ne perfundimin se shumica e njerezve qe deshirojne te migrojne jane ne Shqiperi - 42 per qind - nderkohe qe vetem nje e pesta e te intervistuarve ne Bosnje mendojne te njejten gje.
A mendoni ju se kjo do te perbeje problem tani qe banoret e ketyre vendeve do te munden te udhetojne ne vendet e Shengenit pas njoftimit per liberalizimin e vizave
Pyrkal Parashikimi im do te ishte se nuk duhej te prisnim nje rritje gjigante te numrit te emigranteve. Por nga ana tjeter ne e beme kete pyetje ne Shqiperi dhe ne Bosnje-Hercegovine fare prisni te ndodhe pas fillimit te regjimit te udhetimit pa viza.
Ne Shqiperi 39 per qind e te intervistuarve thane se emigracioni do te rritet ndjeshem keshtu qe brenda vendit njerezit besojne se kjo do te coje ne rritej te ndjeshme te migracionit.