E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gamba Osaka shpreson të fitojë me Mançesterin

Tokio - Ekipi kampion i Azisë, Gamba Osaka, shpreson për një rezultat pozitiv me Mançesterin në gjysmëfinalen e botërorit të klubeve që po zhvillohet në Japoni. Skuadra japoneze fitoi në përballjen me Adelaidet Junaited, fitore kjo që i jep të drejten të ndeshet me kampionët e Europës. Drejtuesit e Gamba Osakës shprehen mjaft optimist për këtë takim.

Kapiteni i këtij ekipi shprehet: “Ne nuk kemi asgjë për të humbur në këtë takim, dhe do të provojmë gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv”.

Vitin e shkuar kampionia e Azisë, Urava Reds, është eleminuar nga Milani me rezultatin minimal 1-0. Kuqezinjtë janë ekipi kampion i botës në fuqi, titull të cilin do ta dorëzojnë në përfundim të këtij komtecioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›