Napoli në festë, Laveci rinovon deri në 2014-tën
Napoli - Skuadra e Napolit është përfshirë nga një entuziazëm i papërshkruar, pasi ka arritur të rinovojë deri në vitn 2014 kontratën me Lavecin. Laveci, i cilësuar si e ardhmja e futbollit argjentinas dhe atij botëror, kërkohet nga shumë klube në Europë, midis të cilave është Reali i Madridit dhe Çelsi. Me këtë lëvizje skuadra e Napolit i mbyll dyert skuadrave të lartpërmendura për të marrë shërbimet e sulmuesit. Kontrata e tij e re përfundon në vitin 2014, dhe në sezon Laveci do të marrë 3 milion euro.