E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni i mbijeton votebesimit ne Senat dhe Dhomen e Ulet

Kryeministri italian Silvio Berlusconi fitoi nje votebesim kritik ne te dyja dhomat e parlamentit.

Nje shumice e vogel vetem me tre vota ne dhomen e ulet beri qe kryeministrin te menjanonte doreheqjen me mesin e mandatit te tanishem pese vjecar.

Miliarderi 74 vjecar i medias eshte perballur me akuza te shumta perfshire ato se keshilltaret e tij kane kerkuar te blejne mbeshtetjen para votimit te sotem. Ai eshte detyruar gjithashtu te mbrohet ndaj sfidave te tjera perfshi skandalet per korrupsionon dhe ato seksuale.

Dhoma e larte e parlamentit votoi sot 162 me 135 ne favor te zotit Berlusconi ndersa votimi 314 ne favor dhe 311 kunder e ndihmoi ate te te mbijetonte ne votimin ne dhomen e ulet.

Zoti Berlusconi pritej te merrte mbeshtetje te fuqishme nga aleatet e tij politik ne senat por perballej me pasiguri ne dhomen e ulet.

Demonstruesit kunder Berlusconit u mblodhen ne qytete ne mbare Italine sot para votimit perfundimtar dhe shprehen pakenaqesine e tyre me qeverine e tanishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›