E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani nuk pranon asnjë përgjegjësi

Islamabad - Presidenti pakistanez Asif Ali Zerdari, nuk ka pranuar asnjë lloj përgjegjësie lidhur me akuzat e qeverisë indiane për sulmet e javës së kaluar në Mumbai. I ftuar në emisionin “Larry King Live” të CNN-it, Zerdari tha se Pakistani nuk ka asnjë shkak që të fajësohet për sulme të tilla. “Unë dyshoj për pretendimet dhe akuzat indiane lidhur me arrestimin e një terroristi pakistanez të vetëm e që sipas tyre ishte nga vendi im. Nuk ka asnjë të dhënë që i arrestuari Azam Amir Kasav të jetë pakistanez. Qeverisë indiane, duket se kështu i pëlqen ta komentojë situatën.”, tha Zerdari.

Sipas tij, “Kushdo qofshin ata persona që sulmojnë apo organizojnë sulme, janë aktor pa nënshtetësi që marrin peng mbarë botën. Në momentin që India do të vërtetojë nënshtetësinë e tyre si pakistanezë, atëherë qeveria e Islamabadit do të marrë masat e duhura”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›