Gani Demiri Ne vitin 51 vendosa te vrisja njerezit e larte te UDB-se

Historia e jashtezakonshme e mesuesit kosovar qe do tu bente atentat te derguarve te posacem te Titos pas vizites qe do te benin ne shkollen ku jepte mesim dhe pastaj te arratisej per ne drejtim te Shqiperise
HYRJE
Historia e arratisjes nga Jugosllavia e Titos dhe e mesuesit kosovar Gani DemiriPara vitit 1948 ishte mesues i thjeshte ne zonat e thella te Kosoves dhe mendonte se ndonje dite mund te prisheshin marredheniet e Jugosllavise me Shqiperine. Me parandjenjen se mund te arratisej nga vendlindja e tij e uzurpuar nga influenca serbe ai kishte kohe qe mesonte rruget per te mundesuar mberritjen ne Shqiperi. Vite me pas ashtu sic e kishte menduar situata e jetes se tij erdhi e tille kur me te vertete do ti duhej te largohej ne menyren me urgjente. Ishte pikerisht viti 1951 kur tentoi te kryente nje atentat te bujshem pikerisht ndaj lidereve qeverises me kombesi te huaj ne zonen e Lypjanes. Por fataliteti do ta ndiqte sakaq me ashpersine me te eger. Ai jo vetem atentatin nuk mundi ta kryente por u detyrua te perballej para drejtesise me akuzen e armembajtes pa leje. Gjendja e tij ishte kritike pasi nga casti ne cast mund ti dekonspirohej edhe plani sekret per atentatin e ndermarre prandaj u detyrua te marre vendimin e prere qe ne ate kohe qe ishte vetem 21 vjec te braktiste perfundimisht familjen e tij per te kaluar kufirin me Shqiperine dhe te mberrinte ne Kukes. Ashtu sic e kishte menduar dhe planifikuar shume vite me pare itinerarin qe do te levizte ai filloi shtegtimin misterioz drejt Shqiperise. Kjo eshte pak a shume zanafilla e historise misterioze dhe shume e cuditshme e Gani Ratkocerit Demirit i cili per ti shpetuar perndjekjes se Beogradit ne vitet lsquo50 u detyrua te arratisej ne Shqiperi.
Peripecite te cilat ai mendonte se do ti kalonte ne token e atdheut te tij iu shtuan me shume aq sa iu bene te pashmangshme vuajtjet me te paimagjinuara. Me mberritjen ne Tirane jo vetem qe nuk i kaperceu por peripecite iu shtuan shume me teper.
Konkretisht menjehere si te mberrinte ne kryeqytetin e Shqiperise ai do te detyrohej te jepte llogari para Sigurimit komunist se ishte derguar nga agjentura jugosllave per te bere lojen e zbuluesit. Per kete do te denohej jo pak por plot 9 vjet.
Gjithsesi surprizat e kendshme per te ishin ruajtur per ditet kur ne Shqiperi do te permbysej komunizmi dhe ai do te mund te shkonte lirshem ne vendlindjen e tij ne Kosove. Akoma me shume ai do te nderohej kur Presidenti i Republikes se Shqiperise do ti akordonte titullin e larte Mesues i Popullit.
Cilat ishin pengesat me te cilat do te perballej gjate asaj nate tetori kur Ganiu 21-vjecar ecte i vetem nen stuhine e shiut dhe te eres drejt kufirit te rrezikshem.
Pse gjate rruges ai u detyrua te hidhte ne humnere valixhen e vogel prej druri qe e kishte marre me vete per te mbajtur nderresat.
Gjendja e tij gjate mesnates kur nuk mund te ecte dot me dhe pse e priti mengjesin ne maje te nje peme.
Cfare ndodhi kur zbardhi dita e neserme dhe si u prezantua te fshataret e Morines qe po nxirrnin bagetite per ne livadhe.
Kur shkoi te kryeplaku i fshatit dhe historia me oficeret e Sigurimit qe e moren ne pyetje.
Keto dhe shume detaje te tjera jane ato qe vete 75-vjecari Demiri Ratkoceri rrefen per lexuesit e Standard ne intervisten e pare te shkrimit te meposhtem.
Gani Ratkoceri Demiri jeta nga burgu te Mesues i Popullit
Gani Ratkoceri i njohur me mbiemrin Demiri u lind ne qershor te vitit 1930 ne fshatin Llukaxhi te komunes se Lypjanes ne Kosove. Arsimin fillor e perfundoi ne vendlindje ndersa ate te mesem ne Prizren e Peje. Ne vitin 1947 ai filloi pune si arsimtar ne Kosove. Fillimisht punoi dy vjet ne komunen e Dragashit dhe dy vjet te tjere ne komunen e Lypjanes. Ne vitin 1951 arratiset per ne Shqiperi ku serish vazhdon te ushtroje profesionin e mesuesit. Punoi nje vit ne rrethin e Beratit dhe pastaj perfundoi maturen e lene pergjysme ne shkollen pedagogjike Luigj Gurakuqi ne Elbasan. Ne vitet 1953-1957 ai kryente studimet e larta ne degen e Gjuhe-Letersise. Pas kesaj per vite te tera vazhdoi te jepte mesim ne shkollat e mesme te kryeqytetit. Ne vitin 1978 pikerisht kur ishte ne kulmin e punes se tij edukative Gani Ratkoceri arrestohet nga Sigurimi i Shtetit si Irredentist dhe denohet me 9 vjet burg Per agjitacion e propagande kunder pushtetit popullor. E vecante per figuren e tij sic tregojne bashkevuajtesit eshte se qendrimi i tij ne burg ka qene jashtezakonisht burreror ku vazhdimisht binte ne sy kuraja e madhe per te kundershtuar dhe denoncuar padrejtesite. Gjate jetes se tij shume aktive pervec mesuesise ai eshte shquar per studimet e vecanta ne fushen e historise se Kosoves. Permes botimeve te ndryshme monografike ai ka rehabilituar dhe ndricuar shume figura kombetare si Hasan Prishtina Ismail Qemali Isa Boletini Luigj Gurakuqi Ded Gjo Luli Bajram Curri Skenderbeu Hile Mosi Shote Galica etj. Ka shkruar artikuj per kryengritjet e viteve 1912 Idriz Seferi dhe Levizja Kombetare ne Kosoven Juglindore Kujtime ballafaqim me jeten Adem Selimi etj. Gani Demir Ratkoceri eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes ne vitin 1995 me titullin e larte Mesues i Popullit.
Zoti Gani kur jeni arratisur nga ish-Jugosllavia per te mberritur ne territorin e Shqiperise
Ka qene tetori i vitit 1951. Atehere une jetoja ne komunen e Lypjanes ne Kosove prej edhe nga kisha origjinen e familjes dhe te fisit tim. Isha mesues ne fshatin Godanc. Historia se si me lindi ideja per tu arratisur ne Shqiperi duket disi e cuditshme sepse erdhi krejt papritur ne rrethanat qe mu paraqiten ne nje moment vendimtar te jetes sime. Por me i cuditshem eshte fakti qe prej shume kohesh para se te ndodhte veprimi final e kisha parandier vite me pare se do te vinte nje dite dhe une do te arratisesha per ne Shqiperi. Kete parandjenje e kam pasur qysh para vitit 1948 kur u mbyllen kufijte me Shqiperine. Atehere une isha mesues ne kufi dhe shfrytezoja rastin qe kufiri ishte i hapur per te cuar nxenesit ne ekskursion deri ne Kukes. Qellimi im ishte te mesoja si te mberrija aty kur mund te ndermerrja ndonje veprim apo nese do ishin prishur marredheniet mes dy shteteve tane ashtu sic ndodhi ne te vertete pas vitit 1948. Jo vetem kaq por kisha pyetur se ne rast se do te mbylleshin kufijte ku do vendoseshin postat kufitare shqiptare dhe ato jugosllave.
Pse pikerisht ne vitin 1951 vendoset te kryenit veprimin e guximshem per ate kohe kur dihej se ne rast se do te zbuloheshit do te kishe pasojahellip
Ne ate kohe ne si shqiptare ndesheshim me padrejtesi te medha qe na beheshin nga regjimi i Beogradit. Kishte arritur nje situate qe arratisja per ne Shqiperi ishte nje enderr per te gjithe kosovaret por qe perbente nje rrezik te paimagjinueshem. Megjithate me energjite qe me karakterizonin ne ate moshe nuk mund te rrija duarkryq. Dhe nje dite prej ditesh duke pare perdhosjen qe na benin misionaret e Beogradit vendosa te beja me shume se nje atentat. Dhe cuditerisht piketova per te ekzekutuar dy lideret kryesore te Partise Komuniste Jugosllave qe ishin pikerisht sekretari i Pare dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv te Komitetit te Partise se krahines se Lypjanes.
Pse vendoset te vrisnit pikerisht ata zyrtare
Vetem e vetem se ata ishin malazeze dhe se ishin shtetaret me te larte te lokalitetit tone.
Vepruat per te realizuar planin e guximshem
Mora masa dhe fillova te vija ne zbatim planin qe kisha ideuar ne koke. Per kete ne radhe te pare kisha vendosur qe te bashkeveproja me dy shoke te ngushte me te cilet tregonim cdo sekret. Ata ishin Halil Bujcnica te cilin e kisha edhe koleg edhe shok te ngushte si dhe nje polic qarkullimi qe quhej Idriz.
E patet te veshtire tua tregonit planin shokeve
Nuk e kisha shume te veshtire pasi e dija se edhe ata ishin shume te ndrydhur shpirterisht nga menyra si trajtoheshin shqiptaret nga politika shoviniste jugosllave. I takova dhe u sqarova gjithe operacionin qe kisha menduar. U tregova se si do te vepronim ne te gjitha rastet qe te mund te na paraqiteshin gjate veprimeve tona madje edhe nese do te zbuloheshim. Kryesorja dhe ajo qe i ngushellonte ata per rastet e rrezikut ishte mundesia qe kishim per tu arratisur per ne Shqiperi pasi e dinin se une e njihja mire kufirin pasi kisha punuar shume kohe me pare mesues ne zonen perballe Kukesit. Plani qe une u parashtrova shokeve per te kryer aksionin ishte per te shfrytezuar diten e votimeve qe do te zhvilloheshin ate muaj ne te gjithe Jugosllavine pasi ne shkollen qe une dhe Halili jepnim mesim do te ishte nje qender votimi. Pikerisht aty do te vinin per te votuar edhe dy zyrtaret e larte qe une kisha piketuar per ti asgjesuar.
Nuk ju dukej si veprim jashte logjike nje nisme e tille
Po ta analizosh ne kushtet e sotme ashtu mund te duket por po te marresh parasysh moshen dhe zjarrin tone patriotik per ate kohe mund te te duket nje gjest i pranueshem. Ndoshta keshtu mendoja une pasi irritohesha perdite nga ato qe konstatoja ne politiken e trajtimit te vellezerve te mi te nje kombi.
E kryet atentatin
Ne te vertete atentatin nuk e kreva por u rrezikova shume prandaj vendosa te zbatoja pjesen e fundit te planit pikerisht ate te arratisjes per ne Shqiperi ku ne te vertete arrita te kaloja kufirin mes rreziqesh te panumerta.
Si u arratiset
Ne te vertete une i mora te plota masat dhe isha shume i vendosur per te kryer atentatin. Per kete gje disa dite para votimeve une cova ne shkolle pushken me te cilen do te qelloja mbi zyrtaret qe kisha piketuar. Ate e kisha te babait dhe e dija se ku e kishte fshehur keshtu qe e mora dhe e cova para kohe me qellim qe diten e votimeve kur te vinin dy shtetaret ne shkolle per te votuar te isha aty. Mirepo kur po afrohej dita e aksionit pra dita e votimeve vereja se shoket me te cilet kisha perpiluar planin nuk po tregoheshin shume te zellshem dhe rrinin disi te terhequr megjithate isha betuar dhe do ta kisha kryer atentatin nese 2-3 dite para votimeve sdo kisha takuar nje mikun tim i cili ishte nje personalitet i Kosoves se atyre viteve. Ai ishte pikerisht profesori i njohur Zekria Rexha. Profesor Zekria me pare kishte qene drejtor i arsimit te Kosoves ndersa ne ate kohe ishte drejtor i Shendetesise. Ai me kishte respektuar shume qe ne kohen qe kishte mbuluar arsimin ne Kosove. Edhe une e vleresoja shume si figure dhe si njeri me vlera intelektuale ndaj i degjoja me vemendje keshillat dhe mendimet qe me jepte. Pikerisht Zekria Rexha vetem 2 dite para votimeve erdhi krejt rastesisht ne Lypjane. Zbriti ne qender te qytetit dhe i shoqeruar nga shume miq te tij shkoi ne nje lokal per te pire kafe. Une u gezova sapo e pashe sepse e kisha idhull dhe renda menjehere per ta takuar. I bera me shenje dhe munda ta shkepus nga shoket. Kur u takuam i tregova planin qe kisha organizuar per te vrare sekretarin e pare dhe kryetarin e Komitetit. Ai ne menyre kategorike me urdheroi qe ate veprim te mos e mendoja dhe jo me ta kryeja.
FUNDI I PJESEumlS SEuml PAREuml
Neser do te lexoni
Situata e krijuar kur Gani Ratkoceri mori masat konkrete per te kryer atentatin mbi zyrtaret e larte.
-Pse e fshehu pushken ne shkollen ku do te beheshin votimet
-Veprimet e tij diten qe kishte percaktuar per atentatin
-Dekonspirimi i armes qe kishte fshehur ne shkolle dhe denoncimi qe iu be per kete gje ne organet e policise lokale
-Dalja para gjyqit dhe denimi i dhene per armembajtje pa leje. Vendimi i tij per tu arratisur ne Shqiperi
Vijon neser