E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e Enverit protestoi te i biri per vdekjen e Bahri Omarit

Historia e arrestimeve te intelektualeve te pare te cilet u cilesuan Kuislinge. fare ndodhi ne gjyqin qe u denua kunati i Enverit dhe pse e ema e tij pas vrasjes se dhendrit u largua per tre muaj nga shtepia

Hyrje

Ne ditet e para te vitit 1945 qeveria shqiptare e kryesuar nga Enver Hoxha e cila kishte vetem pak dite qe kishte ardhur ne pushtet filloi nje vale arrestimesh. Ato beheshin sipas nje liste te perpiluar duke u mbeshtetur ne vendimin e bujshem te marre ne Jalte nga shtetet e fuqishme te Luftes se Dyte Boterore. Ishin 60 intelektuale shqiptare te cilet kishin qene deputete ministra prefekte ashtu sic ishin edhe kryetare te partive politike te Ballit Kombetar dhe mbeshtetes te Mbretit. Pavaresisht se skuadrat speciale qe perdoreshin per arrestime funksiononin si autonome duke mos pasur ndonje komunikim me njera-tjetren gjithkush ne Tiranen e atyre diteve e dinte se numri i tyre arrinte deri ne 10 dhe qe te gjitha kishin per detyre te arrestonin dhe vetem te arrestonin. Kjo gje ngjalli panik te madh jo vetem te njerezit qe kishin pasur marredhenie jo te keqija me perfaqesuesit e ushtrive te dislokuara gjate kater viteve te kaluara ne Shqiperi por edhe me familjet qe kishin pasur qendrim neutral. Megjithate ne qender te ketyre arrestimeve ishin me se shumti kryefamiljaret e dyerve te medha te cilet ishin marre me tregti pa u perzier ne punet e politikes por qe kishin mundur te benin para. E cuditshme per gjithkend ne ate proces te frikshem ishte dhe perfshirja ne te tilla lista e emrit te Bahri Omarit i cili ishte njeri shume publik nderkohe qe ishte dhe kunati i komandantit sic e quanin ne ate kohe Enver Hoxhes. Keto jane disa nga ceshtjet qe u pershkruan ne botimin e numrit te kaluar te Standard . Historia e arrestimit te 60 intelektualeve te pare vijoi me perballjen e tyre ne sallen e gjyqit me trupin gjykues te kryesuar nga Koci Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. Gjithcka rreth arrestimit te tij u sqarua ne ate salle te kinema Kosova sot Teatri Popullor kur u akuzuan per tradhti te madhe ndaj atdheut per shkak se kishin bashkepunuar me pushtuesin. Per kete ata konsideroheshin kuislinge. Gjithcka rreth historise se atij gjyqi te famshem kur populli per here te pare shikonte ne banken e te akuzuarve njerezit qe deri ate dite i kishte cilesuar si vlera te kombit e sjell per lexuesin e standard njeri prej intelektualeve te mirefillte te atyre viteve Nexhmi Ballka i cili ka qene nje nga njerezit me te afert te prokurorit te asaj ceshtjeje Bedri Spahiut. Nexhmi Ballka ne ate kohe mik i afert i prokurorit Bedri Spahiu eshte kerkuar nga vete ai qe te asistonte ne salle per te ndjekur me vemendje mbarevajtjen e procesit ne menyre qe ti benin verejtjet e nevojshme. Kjo behejndash ka thene pak kohe para vdekjes zoti Ballka- se Bedri Spahiu kishte emocione dhe mungese eksperience per te akuzuar juridikisht ata njerez qe ai vete i vleresonte shume si intelektuale te njohur te popullit.

Ndersa Nexhmi Ballka vazhdon rrefimin e tij rreth momentit kur Shqiperia komuniste po hapte siparin e arrestimeve dhe ekzekutimeve te intelektualeve surprizat e subjektit te asaj tragjedie te ndodhura ne ate salle vijne njera pas tjetres. Njeri prej fakteve me interesante eshte ai qe konfirmon qetesine e cuditshme te te pandehurve mes te cileve ishte dhe kunati i Enver Hoxhes. Pavaresisht se si ishte perpiluar akuza ata e kuptonin shume mire fatin qe i priste. Befasohesh me faktin qe Behri Omari gjate atyre diteve nuk e ka permendur asnjehere emrin e Enver Hoxhes madje as ne bisedat me koleget qe i priste i njejti fat ne banken e te akuzuarve. Ai qendronte dinjitoz ashtu si te tjeret - tregon Nexhmi Ballka-dhe gjate gjithe kohes qe eshte marre ne pyetje nga prokuroi ka mohuar jo vetem kategorikisht ate per cka akuzohej por ishte nje nga te pandehurit e pakte qe sillte argument pas argumenti per te rrezuar te gjithe akuzen qe ngrihej dhe ringrihej per te. Sipas Ballkes me emocionant ka qene momenti kur i pandehuri Kol Tromara i ka deklaruar jo vetem prokurorit por edhe kryetarit te seances Koci Xoxe duke thene Koha do ta tregoje se kush eshte tradhtar i kombit

Por cilat ishin akuzat konkrete qe u bene ne drejtim te Bahri Omarit dhe menyra e mbrojtjes se shkelqyer qe ai i beri vetes.

Cfare ndodhi ne momentet kur kryetari i trupit gjykues shpalli vendimin me ane te te cilit komunikoi se te gjithe te pandehurit ishin denuar me vdekje.

Ngjarja e ndodhur kur ne mesnate sic ka treguar vete Bedri Spahiu kur skuadra e pushkatimit i mori te gjithe te denuarit per ti cuar ne vendin e ekzekutimit.

Zbritja e tyre nga makina dhe perqafimi i fundit para vdekjes.

Kenga qe ata moren per te kenduar dhe riperseritja e deklarates se Kol Tromares ne castet qe do te pushkatoheshin.

Si u percoll ne familjen e Enver Hoxhes vdekja e dhendrit te tyre dhe reagimi i te emes se tij per ngjarjen e ndodhur ne familjen e te bijes.

Kerkesa e Nexhmijes per te shkuar per ngushellim te e kunata dhe qendrimi i Enverit per kete vizite te planifikuar.

Koci Xoxe

Kryetar i trupit gjykues

Koci Xoxe ka qene kryetar i trupit gjykues qe denoi me vdekje grupin e intelektualeve mes te cilit ndodhej dhe Bahri Omari. Me vone ai u be sekretar organizativ i Partise Komuniste dhe pak kohe me pas minister i Brendshem ku u cilesua si dore e tmerrshme

Bedri Spahiu

Prokuror i Ceshtjes

Bedri Spahiu eshte prokurori qe perfaqesoi akuzen ne gjyqin e Bahri Omarit. Pak kohe pas atij gjyqi ai njeri qe kishte fituar besimin e Enver Hoxhes shume shpejt u be Prokuror i Pergjithshem por nuk vonoi shume edhe pesoi fatin e viktimave te tij

Vijon nga numri i kaluar

Prokurori Spahiu e ka therritur Nexhmi Ballken per ta ndihmuar ne procesin qe mbulonte akuzen

Per menyren e rrjedhes se ngjarjeve ne Shqiperine komuniste kur do te hapej sipari i gjyqeve ekstreme mesohet se vete prokurori Bedri Spahiu para se te hynte ne procesin e shumeperfolur mblodhi per konsulence tri nga miqte e tij me te afert Bilbil Klosijurist Frederik Nasi jurist dhe Nexhmi Ballka me profesion arsimtar por qe ne ato momente ishte funksionar i larte i Ministrise se Puneve te Brendshme. Sapo filloi procesi tre miqte e prokurorit zune vend ne llozhen e salles ku kishin nderlidhje shikimesh me trupin gjykues. Sipas marreveshjesndash ka treguar ne rrefimin e tij vetem pak kohe para vdekjes- Nexhmiu- ne rast se Bedriu do te gabonte gjate referimit te akuzes dhe gjate debatit me te akuzuarit ne qe ishim ne pozicionin e vezhguesit kishim mundesi ta kapnim me thjesht dhe te benim me shenje. Si Duke vene pellembet e duarve pingul mbi njera-tjetren. Kjo do te thoshte se Bedriu duhej ti kerkonte kryetarit te seances pushim te shkurter. Pas kesaj ne do te takoheshim se bashku per te marre konsulencen e nevojshme. Me kujtohet si tani ajo situate. Te gjithe ishin personalitete dhe njerez publike per te mos folur pastaj per intelektin e tyre qe mund ti konsideroj pa frike vlera te kombit. Ne ate grup nuk ishin me shume se 10 vete mes te cilit edhe Bahri Omari. Une i njihja personalisht. Te gjithe ndiheshim keq ne ate salle. Qe ne fillim me beri pershtypje menyra se si ata ruanin qetesine pavaresisht se e dinin qe i priste denimi me vdekje ashtu sic perfunduan ne te vertete. Te gjithe ishin krere te Ballit Kombetar dhe ish ndashministra te qeverise se meparshme. Ne salle siguroheshin nga nje skuader partizane qe me sa dukej i kishin zgjedhur fizikisht. Pas 10-15 minutash pasi ata kishin zene vend ne banken e te akuzuarit ne salle hyri edhe trupi gjykues i perbere nga Koci Xoxe kryetar dhe Bedri Spahiu prokuror. Ishte dhe nje nenkryetar dhe dy anetare te tjere te veshur me uniforme ushtarake. Ajo veshje u jepte jo vetem prezence por edhe nje hije frike ndoshta nga vete misioni qe po kryenin. Ata kishin per detyre zbatimin korrekt te urdhrave ekstreme qe u jepeshin nga autoritetet me te larta te partise. Kane qene plot tri dite te tensionuara brenda asaj salle ku gjate gjithe kohes degjoheshin vetem pyetje dhe pergjigje kunderpyetje dhe ironi. Nje gje mbahet mend mire pavaresisht nga ajo qe i priste nuk u deshperuan asnjehere. Rralle mund te gjeje njerez me qetesi te tille.

Akuzat per Bahri Omarin

I vecante ka qene momenti kur radha per tu akuzuar i erdhi vete kunatit te Enver Hoxhes Bahri Omarit. Akuza e fajesonte ate si te shitur te greket dhe se ne ushtrimin e asaj veprimtarie antikombetare kishte nenshkruar disa marreveshje qe favorizonte Greqine ne kurriz te shtetit shqiptar. Omari si gjithnje gjakftohte dhe me kulture pa bere asnje aludim rrezoi kategorikisht cdo lloj akuze qe iu be nderkohe mbrojti me argumente cdo element te veprimtarise se tij qe mund te linte qofte edhe dyshimin me te vogel per nje veprim te tille. E vecante per Bahri Omarin- tregon Nexhmi Ballka- eshte jo vetem se qendroi shume fisnik ne sallen e gjyqit e pa u ligeshtuar fare por ai nuk ka permendur asnjehere emrin e Enver Hoxhes dhe jo vetem para trupit gjykues por edhe me koleget.

Denimi me vdekje Pushkatim

Pas tri ditesh nen trysnine seance pas seance gjyqi shpalli te perfunduar seancat e hetimit. Se fundmi u deklarua se trupi gjykues terhiqej per te marre vendim. U vendos qe ai te jepej te nesermen ne oren 1000. Pas kesaj trupi gjykues u largua nga salla duke lene ne heshtje ata burra qe do tu pritej fati ne mes. Pas kesaj skuadra speciale i mori te gjithe te pandehurit me radhe duke i nxjerre jashte salles nga dera e pasme ku i priste nje kamioncine e mbuluar me llamarine. Te nesermen para hapjes se seances tjeter ndodhi serish i njejti ritual. Hyne te pandehurit qe vazhdonin te ruanin gjakftohtesine e me pas trupi gjykues me prokurorin Spahiu. Ne llozhe si perhere rrinin miqte e Bedriut Nexhmi Ballka Bilbil Klosi dhe Frederik Nosi.

Ne ate heshtje te frikshme qe ishte teper tragjike per ata personalitete te njohura per gjithe Shqiperine te gjithe ne ndjenim keqardhje. Te gjithe flisnin ne emer te shtetit. Fati i te pandehurve ishte paracaktuar qe ne momentin kur ishin arrestuar. Ata ishin ne lista si kuislinge. Ate heshtje varri qe u krijua me hyrjen e tyre ne salle e theu se fundmi kryetari i trupit Koci Xoxe. Ai me nje ton theres perseriti akuzat qe rendonin mbi te pandehurit. Pastaj perseriti formulen shabllone te dhenies se vendimit duke thene Trupi gjykues vendosi denimin me vdekje me pushkatim. Pas kesaj lexonte emrat e te gjithe te pandehurve nje nga nje. 10 personat qe u gjykuan me ate grup u denuan me vdekje.

Pushkatimi

Pak dite pasi u vendos denimi me vdekje per 10 te pandehurit e pare te cilet ishin arrestuar ne baze te vendimit te Jaltes duke u shpallur kuislinge ata u moren per ekzekutim. Kane qene oret e mesnates kur eshte bere transportimi i tyre ne vendin e ekzekutimit. Prokurori i ceshtjes Bedri Spahiu qe me vone u be edhe prokuror i Pergjithshem i Republikes ka qene i pranishem ne ekzekutimin e tyre. Sipas Nexhmi Ballkes Spahiu ka treguar Nuk do ta harroj kurre ne jete ate moment kur ne ishim te detyruar te merrnim jeten e atyre njerezve te cilet do te hapnin siparin e qindra vdekjeve ne Shqiperi. Mes tyre ishte edhe Bahri Omari i cili ishte shume trim dhe i zgjuar. Ate grup qe u pushkatua ate nate nuk do ta harroj kurre. Ishin te gjithe trima e te zgjuar. Sa zbriten nga makina qe i kishte transportuar deri te vendi i vdekjes i hodhen duart ne qafe njeri-tjetrit dhe ashtu te perqafuar nen bajonetat e armeve te skuadres se pushkatimit ecnin drejt vendit te ekzekutimit duke kenduar kengen e flamurit. Ashtu e priten plumbin me kengen e flamurit ne goje. Ne fund te jetes vetem disa caste para ekzekutimit Kol Tromara ka perseritur edhe nje here shprehjen qe kishte deklaruar ne gjyq Koha do ta tregoje se kush eshte tradhtar i kombit.

Nena e Enverit protestoi tek i biri per vdekjen e Bahriut

Sipas rrefimeve te Nexhmije Hoxhes ne librin e saj me kujtime te titulluar Jeta ime me Enverin te botuar vitet e fundit tregon se nena e Enverit Aneja sic e therrisnin kur mori lajmin e vdekjes se dhendrit te saj u pikellua. Ajo pas atij lajmi te tmerrshem nuk beri ze fare ne shtepi madje nuk komunikoi fare me Enverin por mori rrobat e saj dhe iku te shtepia e se bijes e cila tashme kishte ngelur e ve. Kur ata prisnin ngushellime ne shtepi vete Nexhmija i kishte kerkuar leje Enverit per te shkuar per ngushellim te kunata. Ai nuk ishte kundershtuar. Madje Enveri i kishte thene se mund te shkonte pasi nuk kishte asgje te keqe. Pas kesaj Nexhmija shkoi dhe atje gjeti edhe te vjehrren. Te dyja i kane qendruar shume ftohte njera-tjetres. Aneja ka ndenjur 2-3 muaj tek e bija qe ti gjendej afer ne kete dhimbje te madhe. Ishte i vetmi moment kur ajo i ndenji larg Enverit kaq kohe dhe pa u pare fare me te. Kjo ishte e vetmja menyre proteste ndaj te birit. Gjithsesi pas atyre muajve ajo u kthye serish ne shtepine e Enverit i cili pas vrasjes se kunatit kishte marre shume fame duke u bere nderkohe edhe shume i frikshem te njerezit qe ishin ne procese gjyqesore me akuza tradhtie ndaj atdheut.

Marreveshja e Jaltes mori jeten e qindra shqiptareve

Gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore shtetet kryesore si Amerika Anglia dhe Bashkimi Sovjetik te cilat po vendosnin fatin e saj zhvilluan nje takim te radhes ne Jalte. Perfaqesuesit e vendeve pjesemarrese nuk mund ta kene menduar se pikerisht ai takim pavaresisht nga ashpersia e vendimit qe do te merrej do te hynte fuqishem ne historine boterore te luftes me emertimin e bujshem Takimi i Jaltes. Ne te vertete vendimi qe u mor ne ate takim vendosi fatin e qindra e mijera njerezve ne shume shtete te ndryshme te perfshire nga Lufta e Dyte te cilet shkuan para skuadrave te pushkatimit me lista. Konkretisht ne vendimin e bujshem te Jaltes thuhej Kombet e pushtuara nga okupatori nazifashist pas fitores se luftes te denojne te gjithe bashkepunetoret me okupatorin. Ishte ky vendim i marre nga aleatet e fuqishem te Luftes se Dyte Boterore qe perfshiu dhe Shqiperine. Kjo ishte arsyeja qe menjehere pas perfundimit te luftes detyroi shume elemente te rrezikuar nga regjimi komunist qe po vinte ne fuqi te largoheshin jashte shtetit. Ata qe paten besim te vetja dhe te qendrimi konsekuent qe kishin mbajtur ndaj vendit te tyre si patriote u ndeshkuan me masat me ekstreme. Per ta nuk ishin parashikuar me pak se denimet me vdekje apo me 101 vjet burg per secilin gje qe do te thoshte burgim i perjetshem.

Ne vitin 1945 kur ekipi politik komunist i drejtuar nga Enver Hoxha filloi te qeveriste Shqiperine qe ne valen e pare te arrestimeve qe beri ishte lista prej 60 vetash e perpiluar sipas vendimit te Jaltes ne te cilen perfshiheshin balliste zogiste dhe individe te cilesuar si kuislinge. Ndermjet tyre ishin vete kunati i Enver Hoxhes Bahri Omari Koco Kota Torez Toci Ibrahim Bicaku Tahsim Bishqemi Fejzi Alizoti Zef Kadareja deri te koloneli Osman Gazepi.

Gjyqi i posacem special i ngritur per kete grup i perbere nga prokurori Bedri Spahiu dhe nga kryetari i procesit Koci Xoxe vendosi qe 17 prej tyre ku perfshihej edhe Bahri Omari te denoheshin me pushkatim ndersa te tjeret me 101 vjet burg. Vetem dy prej tyre u liruan menjehere.

Qazim Mulleti ka paralajmeruar Bahri Omarin se e keqja do ti vinte nga Enveri

Sot behet e ditur se Bahri Omari si intelektual me bindje noliste kishte nje shoqeri te vecante me Qazim Mulletin i cili ne kryeqytet ka ushtruar fillimisht detyren e kryetarit te bashkise dhe me pas ate te prefektit. Kur ata te dy jane kthyer nga emigrimi pas arratisjes se Zogut vete Qazim Mulleti eshte interesuar per strehimin e familjes se Bahriut i cili ishte martuar me motren e Enver Hoxhes. Familja e tij u vendos me qira pikerisht ne shtepine e vellait te Qazimit e cila ishte shume afer shtepise ku banonte vet ai. Ne nje moment te vecante politik vete Qazimi u be prefekt i kryeqytetit ndersa Bahri Omari minister. Kjo do te thoshte se shtepite e tyre ishin siguruar nga roja te armatosura. Sipas Tanush Mulletit i cili eshte nipi i Qazimit mesohet se Bahri Omari ka qene pikerisht ne ate shtepi kur Enver Hoxha bente vizita te shpeshta tek e motra ashtu sic ka deklaruar edhe vete. Per kete fakt ne ate shtepi gjate periudhes se Shqiperise komuniste pa u permendur fakti se ajo i perkiste te vellait te Qazim Mulletit dhe as faktit tjeter se ne te kishte jetuar vete Bahri Omari i cili ishte pushkatuar si tradhtar i popullit eshte vendosur nje pllake perkujtimore ku shkruhej se ka qene baze e Luftes Nacionalclirimtare. Nga vete Tanush Mulleti perseritet edhe nje here momenti apo fakti qe konfirmon se pikerisht ne ato vite kur Enver Hoxha ne mes te rojeve te shtepise se kunatit shkonte per vizita tek ai Qazim Mulleti e ka paralajmeruar Bahri Omarin se Enver Hoxha nuk do ta falte kur te merrte pushtetin. Konkretisht ajo ngjarje mesohet te kete ndodhur diten kur Enveri kishte shkuar per vizite te Bahriu ku u ndesh me Qazim Mulletin i cili si zakonisht bente vizita per te pire kafe dhe shkembyer ndonje bisede me Bahriun. Salloni ku pinin kafe ka qene ne katin e trete. Ndersa Qazimi kalonte ne katin e dyte per te dale ne te tretin vuri re Enverin i cili ne menyre te menjehershme hyri ne nje dhome. Per momentin Qazimi la te kuptonte se nuk kishte pare asgje por ndersa ishte duke pire kafen me Bahriun ne katin e trete i tha -Bahri poshte pashe edhe Enverin. Po - ia ktheu Bahriu - vjen tek e motra per ta takuar. Nga situata duket se keta komunistet mund te marrin pushtetin dhe pastaj e keqja jote do te vije pikerisht nga Enveri yt - vijoi me tej biseden Mulleti. Mua nuk kane cfare te me bejne se nuk kam bere ndonje krim - vazhdoi me tej Bahriu. Me degjo mua se keshtu ndodh me keta- kembenguli ne te tijen Qazimi nderkohe qe po e mbyllte ate bisede.

Nexhmi Ballka i kerkuar ne sallen e gjyqit per te ndihmuar prokurorin Bedri Spahiu

Nexhmi Ballka nje nga miqte e prokurorit te procesit te pare gjyqesor Bedri Spahiut i cili me pas u be dhe prokuror i pergjithshem tregon detajin me te vecante te procesit ndaj intelektualeve te pare mes te cileve ndodhej dhe Bahri Omari. Pikerisht e vecanta e tregimit te tij eshte shkaku se perse ai u gjend brenda salles se gjyqit misterioz qe denoi me vdekje plot 17 prej tyre ku njihte personalisht pjesen me te madhe te te pandehurve. Per kete fakt ai tregon se gjate nje bisede me Bedri Spahiun disa dite para se te fillonte procesi ky i fundit i tregon per gjyqin e pritshem ne te cilin do te perfaqesonte akuzen. Mungesa e eksperiences beri qe ai si prokurori i asaj ceshtjeje ku i pandehur ishte dhe vete Bahri Omari te ishte jo fort i sigurt ne prezantimin profesional qe do ti bente akuzes. Per te pasur garanci ai i kerkoi Nexhmiut i cili ishte nje intelektual i kompletuar dhe shume i zgjuar qe te rrinte ne lozhen e salles se gjyqit dhe te ndiqte me vemendje procesin. Nese Spahiu do te bente gabime kur te fliste gjate seancave ai duhej te bente me shenje duke bashkuar duart dhe keshtu Bedri Spahiu do te kuptonte se duhej te kerkonte pushim seance. Pas kesaj ata do te takoheshin bashke dhe Nexhmiu do ti tregonte se ku kishte gabuar per te bere korrigjimin. E verteta eshte - tregon Nexhmiu - se Bedri Spahiu nuk beri asnje gabim por drejtoi me profesionalizem akuzen e atij procesi pavaresisht se fati i tyre ishte i paravendosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›