E Diel, 1 Nëntor 2026

Ganiani: Gjuha italiane, më shumë mundësi punësimi

Mësimi i gjuhëve të huaja për të rinjtë shqiptarë është një mundësi e madhe për të gjetur punë menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare.

Sipas ambasadorit italian Masimo Ganiani italishtja është një nga gjuhët që të afron më shumë me tregun e punës, kudo që të rinjët shqiptarë janë.  Ambasadori Ganiani ftoi të gjithë shqiptarët të mësojnë gjuhën italiane jo vetëm nëpërmjet televizioneve.
 

Këtë deklaratë ambasadori Masimo Ganiani e bëri përgjatë seminarit për promovimin e praktikave didaktike gjithnjë e me efikase dhe të përditësuara, në mësimin e italishtes të mbajtur në departamentin e gjuhës italiane pranë fakultetit të histori- filologjikut, në kryeqytet. Ky seminar ka si qëllim nxitjen e përhapjes së gjuhës italiane.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›