E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet 48 vjeçari në kërkim ndërkombëtar për abuzim seksual

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arritën të kapin një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë.
Shtetasi Haxhi K, 48 vjec, banues në Katund Sukth, Durrës, është shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit, Itali, ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprën penale të ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një minoreneje.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në Itali, ku shtetasi në fjalë, përgjatë periudhës 1 korrik 2006 deri më 30 gusht 2009, ka kryer disa herë akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur(14-vjecare). Ndërkohë policia ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale për ekzekutimin e urdhërit te arrestit të përkohshëm, në pritje të procedurave për ekstradim. Materialet do t`i përcillen për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›