E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 6.8 vjet burg për Gianluca Simonellin

Gjykata per Krime te Renda në Tirane ka shpallur vendimin për trafikiantin e lëndëve narkotike, Gianluca Simonelli. Nën kryesimin gjyqtares Ilirjana Olldashi, të ngarkuar për këtë cështje Gjykata vendosi:
 

-Deklarimin fajtor te te pandehurit Gianluca Simonelli per kryerjen e vepres penale te "Trafikimit te narkotikeve" te kryer ne bashkepunim dhe te mbetur ne tentative te parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 (dhjete) vjet burgim.
 

-Ne aplikim te nenit 406/1 te Kodit te procedures penale denimin e te pandehurit Gianluca Simonelli me 6 (gjashte) vjet e 8 (tete) muaj burgim, ekzekutimi i te cilit fillon qe nga momenti i arrestimit te tij 04/09/2011 dhe qe do te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

Ndërkohë kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda Tirane, brenda 10 diteve, afat qe fillon nga e nesermja e shpalljes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›