E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ganso e do Milanin

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 16:30

Ylli i Santosit, Ganso ka bërë të ditur se dëshiron të triumfojë në Kampionatin botëror të klubeve, e më pas të transferohet në Milan, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ganso 21 vjeç konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Brazil dhe ka kohë që spekulohet se kërkohet nga të dy gjigantët milanezë, Milan dhe Inter.

Pas triumfit të Santosit në Copa Libertadores, të enjten, Ganso dëshiron të mbetet në klub deri në fund të vitit për t’u takuar me Barcelonën në Kampionatin botëror të klubeve, në dhjetor, e më pas të sigurojë kalimin në Milan.

Ai tha për Gazzetta dello Sport: “Ëndrra ime është ta mposht Barcelonën e Messit në Kampionatin botëror të klubeve, e më pas t’i bashkohem Milanit në janar”. Santos kërkon rreth 50 milionë euro për Ganson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›