E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gantar Vendimi per vizat permbyllet kete vit

Kujtojme se Sllovenia ishte nje nder vendet qe loboi me se shume per kete proces.

Sigurisht temat kryesore ne shkembimin e pikepamjeve sot ishin Bashkimi Evropian dhe afrimi i Shqiperise me Bashkimin Evropian. Une e urova Kryetaren e Kuvendit per liberalizimin e vizave per vendimin qe u mor ne Parlamentin Evropian dhe jam i sigurt se te gjitha institucionet e tjera evropiane do ta ndjekin kete vendim dhe besoj se liberalizimi i vizave do te ndodhe ne fund te vitit. Liberalizimi i vizave nuk eshte aq i rendesishem per politikanet sa eshte per qytetaret pasi ata mund te udhetojne pa kufizime administrative dhe jam i sigurt se do te mund te vizitojme njeri-tjetrin me shpesh tha Gantar.

Kryeparlamentari slloven vleresoi njeheresh ndryshimet e Shqiperise ne keto vitet e fundit ndryshime qe sipas tij kane cuar ne vendimin e merituar te Parlamentit evropian. Heqja e vizave nuk eshte nje hap simbolik por rezultat i punes dhe i transformimeve te shqiptareve merite e punes se tyre e transformimit te institucioneve dhe reformave te kryera tha ai me tej.

Nga ana e saj zonja Topalli u shpreh se Sllovenia ne keto vite i ka dhene nje mbeshtetje te konsiderueshme Shqiperise ne shume fusha dhe me te gjithe kapacitetet ne proceset integruese mbeshtetje e cila kulmoi me angazhimin dhe punen e jashtezakonshme te eurodeputetes Tanja Fajon ne Parlamentin Evropian per heqjen e vizave.

Kontributi i eurodeputetes Fajon eshte shume i njohur per shqiptaret tha Kryetarja e Kuvendit.Duke vleresuar edhe nje here mbeshtetjen e Sllovenise ne te gjitha drejtimet Kryetarja e Kuvendit tha se qeveria Parlamenti dhe institucionet shqiptare jane angazhuar teresisht dhe ne menyre serioze ne plotesimin e cdo detyrimi dhe standardi te vendosur nga BE.

Heqja e vizave nuk ishte dhurate por shperblim i punes se madhe i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te 28 Qershorit i luftes kunder krimit dhe korrupsionit i punes se Parlamentit i reformave te gjithanshme te ndermarra nga Qeveria.

2010-10-14 0919

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›