Ganz nga Tirana: Milani është më mirë se në 1999
Mauricio Ganz, një nga heronjtë e Milanit në sezonin 1998-1999, kur kjo skuadër fitonte titullin e 16-të kampion nën drejtimin e Zakeronit, e sheh si mjaft entuziast fundin e këtij kampionati në Itali. Interi ndodhet në krye me vetëm 1 pikë larg Romës dhe 3 nga Milani, gjë që sipas Ganz e bën gjithçka të hapur në luftën për titull. Në një intervistë për News 24 dje në Tiranë, ish-sulmuesi i Interit foli edhe për futbollin shqiptar, për të cilin tregoi se e njihte mjaft mirë.
Hera e parë në Shqipëri dhe duket një entuziazëm i madh nga fëmijët shqiptarë, si e shihni këtë?
Natyrisht, fëmijët kanë gjithnjë entuziazëm, ata janë e ardhmja. Shoh që ka shumë dëshirë për të luajtur futboll, për të mësuar dhe për të ecur përpara, jo vetëm në futboll. Për mua është hera e parë që vij, por do të ketë patjetër një herë të dytë. Ndoshta për të ndjekur ndonjë të ri të talentuar, ndonjë lojtar të rëndësishëm.
Trajnerët e Milan Junior Camp kanë qenë në Shqipëri, mendoni se ka lojtarë të talentuar këtu?
Mundet, edhe në Itali ka shumë. Janë 4-5 futbollistë shumë të njohur, dhe shumë të tjerë në Evropë. Mendoj se Shqipëria shumë shpejt do të bëhet një vend i rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare. Por rriten futbollistë të rëndësishëm, që luajnë këtu në Shqipëri, por edhe jashtë, kështu që them se do të organizohet një skuadër e mirë. Shpresoj që Shqipëria të jetë një vend i rëndësishëm i së ardhmes së futbollit.
Në Serinë A, duket situatë e ngjashme si në vitin 1999?
Jo, nuk është e njëjtë, sepse duhen ende shumë ndeshje, Milani është 3 pikë larg Interit, Roma 1. Ne në 1999 rekuperuam 7 pikë në 7 javët e fundit kundër një Lacioje të madhe. me siguri nuk ishim skuadra e mirë, pasi Lacio e Parma kishin diçka më shumë, por forca e grupit dhe krenaria e madhe na çoi te titulli. Ne vetë nuk mendonim se mund të fitonim kampionatin. Milani ka fituar 17 tituj, por ai i 1999 është një nga më të bukurit në histori.
Atë vit ke shënuar 4 gola...
Jo, 5 gola, të gjithë decizivë dhe një penallti që mora me Interin. Pra ishin 5 apo 6 në praktikë.
A ka Milani një lojtar të ngjashëm, pasi Pato është i dëmtuar?
është një super Pipo Inzagi, që edhe pse 36 vjeç, kur hyn në fushë shënon gjithnjë. Ndërsa Pato është talent i madh, por është dëmtuar shumë. Gjithsesi, Milani nuk do ta ulë kokën.
Kush e fiton titullin, Roma apo Inter?
Pse jo Milani? Sepse kur zihen dy vetë, përfiton i treti themi ne italianët. Interi ka këtë mundësi për në Champions League, ndërsa Milani e Roma janë më të çliruara. Të shohim, pasi ka shumë përplasje direkte dhe skuadra të rëndësishme. Por, do të shohim një fund sezoni të bukur.
Diçka të fundit, Baloteli do të jetë pjesë e juaja?
Nuk besoj, nuk besoj. Nuk besoj se Interi do t'ia japë ndonjëherë Milanit, ata mund ta çojnë huazim jashtë, por jo te Milani.
(GSH/BalkanWeb)