Operacion antidroge Shqipëri- Itali. Sekuestrohen 1115 kg drogë
Mbi nje ton kanabis sativa u sekuestrua gjate nje operacioni te perbashket te policise se shtetit dhe asaj italiane. Mjete lundruese te shpejta u konstatuan mbrëmjen e se enjtes ne det nga njesia operacionale e perbashket e kufirit, ndonëse moratoriumi i skafeve eshte ende ne fuqi. Pas konstatimit, qendra koordinoi operacionet mes tre shteteve, Shqipëri, Itali dhe Greqi.
Drejtori i pergjithshem i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, jep detaje te operacioneve: “Gjatë natës së mbrëmshme është zhvilluar një operacion i përbashkët me Autoritetet policore Italiane, gjatë të cilit u bë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike prej rreth 1 ton e 115, 5 kg, si dhe arrestimi i 7 personave. Pas konstatimit nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare të mjeteve të shpejta lundruese të cilët po lëviznin në ujërat detare. Sapo ato janë konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit u morën masat për organizimin e punës me qëllim bllokimin e tyre. U bë i mundur bllokimi në zonën e Leçes në Itali i një sasie prej rreth 900 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe kapja e 3 shtetasve shqiptarë, emrat e të cilëve do bëhen të ditur në një moment të dytë”.
Sasia me e madhe e lendes narkotike kanabis sative u sekuestrua ne Lece, ku u arrestuan 7 persona, mes te cileve 3 shqiptare dhe ne te njejten kohe, drejtoria e policisë se Gjirokastrës sekuestroi nje mjet me mbi 200 kg kanabis dhe arrestoi transportuesit e saj. “Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 215.5 kg lëndë narkotike kanabis sativ, si dhe arrestimi i 4 shtetasve përkatësisht, Eduart Lushkaj, 20 vjeç, banues në Dermenas të Fierit, Eglivan Atija, 28 vjeç, banues në Sulaj të Fierit, Andi Kurti, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Selami Lushkaj, 37 vjeç, banues në Baltëz Fierit. Këta shtetas janë kapur në flagrancë mbrëmë rreth orës 23.00’ në Memaliaj, në urën e Lumit Vjosë, teksa po transportonin lëndën narkotike prej 215, 5 kg nga Tepelena në drejtim të Fierit e më pas në Vlorë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se lënda do të trafikohej jashtë vendit në drejtim të Italisë” tha Burgaj.
Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 ) < I mëparshmi