Operacion antidrogë Shqipëri-Itali, kapen 1115 kg hashash
Bashkëpunimi mes policisë italiane dhe asaj shqiptare ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton e 115.5 kg lëndë narkotike si dhe arrestimin e shtatë personave.
"Në vijim të operacioneve të suksesshme të zhvilluara nga strukturat e Policisë për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, gjatë natës së mbrëmshme është zhvilluar një operacion i përbashkët me Autoritetet policore Italiane, gjatë të cilit u bë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike prej rreth 1 ton e 115, 5 kg, si dhe arrestimi i 7 personave", tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Kështu është bërë i mundur arrestimi i Eduart Lushkaj, vjeç 20, Eglivan Atija, vjeç 28, Andi Kurti, vjeç 41 dhe Selami Lushkaj, vjeç 37.
Ndërkohë që sipas burgajt Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e duhura për goditjen në kohë të çdo rasti trafikimi veçanërisht të trafikut të drogës, ku vetëm në muajin e fundit nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të vendeve fqinje është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 4,5 ton marijuanë.