Shkodra perkujton deshmoret e 2 prillit 1991
SHKODER- Qyteti përkujtoi sot 2 prillin 1991, kur të rinj të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës, e bashkë me ta edhe qindra qytetarë, manifestuan në rrugët e qytetit kundër regjimit komunist në fuqi.
19 vite më parë Protestës të nxënësve të shkollave të mesme të Shkodrës forcat e sigurimit të shtetit iu përgjigjën me shkopinj dhe keqtrajtime fizike, ndërkohë që plumbat e snajperëve vranë katër të rinj shkodranë, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.
Sot, pas 19 vitesh, u bënë homazhe pranë lapidarit të ngritur në nderim të katër heronjëve të demokracisë, Broci, Bishanaku, Ceka dhe Kryeziu.
Bashkë me familjarët e heronjve të demokracisë, në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë vendorë, deputetët e Partisë Demokratike të Shkodrës, përfaqësues të partive politike të djathta, të shoqatave antikomunite, përfaqësues të klerit, qytetarë të shumtë shkodranë etj.
Më pas u zhvilluan vizita pranë familjeve të dëshmorëve të demokracisë.
Edhe pse kanë kaluar 19 vite përgjegjësit e kësaj masakre nuk janë vënë përpara përgjegjësisë, në sheshin që mban të njëjtin emër "2 Prilli".
(s.g/atsh/BalkanWeb)