E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara Ilir Meta rikonfirmohet si kryetar i LSI-se

Me 78.6% të votave Ilir Meta u rikonfimua kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përballë sfidantit të tij Luan Rama që mori 21.4% të votave. Meta e cilësoi këtë si fitoren e tij më të bukur për shkak të garës dhe debatit që e shoqëroi të gjithë periudhën e fushatës elektorale për kreun e ri të kësaj force politike.
 “Kjo është një fitore shumë e bukur, vjen pas një debati. Fitorja më e madhe është hapja e një debati brenda LSI, të vazhdojë edhe në konventën që zhvillojmë javën tjetër e në vazhdim. Do vijojmë të jemi një forcë shembull për raportet demokratike”, vuri në dukje Meta.

Nga ana e tij, Rama falënderoi anëtarësinë për mbështetjen. 
“Në LSI mbyllëm një garë dhe një proces shumë të rëndësishëm. Proces demokratik, kjo është rruga nga e cila duhet të shkohet. I uroj suksese kryetarit Meta dhe të tjera fitore për LSI, për Shqipërinë evropiane dhe përballimin e sfidave që kemi përpara. Falenderoj nga zemra anëtarët që morën pjesë në këtë proces”, vlerësoi rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. 
Në zgjedhjet e së shtunës morën pjesë 31 442 anëtarë të LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›