Nisma Nje ballkon nje flamur

Dhjetëra të rinj vlonjate me qindra flamuj kombëtar në duar kanë trokitur në familjet vlonjate, duke çuar këtë dhuratë të çmuar në prag të festës së 100 vjetorit të pavarësisë. E lançuar rreth një javë më parë nga kreu i PD së Vlorës, Ardian Kollozi, ka marrë jetë nisma “Një ballkon një flamur”.
Shumë qytetarë e kanë cilësuar këtë një iniciativë që i jep nder Vlorës.
Nisma “Një ballkon një flamur”, pjesë e një projekti shumë më të gjerë ku protagonistë do të jenë qytetarët, do të vazhdojë deri në ditën e festës së Pavarësisë. Intelektualë, historianë dhe shoqata të ndryshme janë angazhuar për ti dhënë Vlorës atmosferën e duhur festive në prag të 100 vjetorit të ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë kombëtare.