E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e Spanjes Stoner synon te perserise suksesin

Botërori 2011 i Moto GP përgatitet për garën e dytë të sezonit, e cila do të zhvillohet në cirkuitin Jerez të Spanjës. Piloti i Honda, Keisi Stoner, i cili kryeson renditjen e përgjithshme pas triumfit në Çmimin e Madh të Katarit kërkon të përsërisë suksesin, megjithëse sipas australianit pista spanjolle nuk është e preferuara e tij.

"Gjithmonë nuk kam arritur të jap më të mirën në këtë garë. Gjithsesi, objektivi im ashtu si i skuadrës është të japim maksimumin për të fituar. Megjithëse do të jetë e veshtirë,  unë jam optimist për një rezultat pozitiv’, ka thënë Keisi Stoner. Australiani do të përballet me rivalitetin e kampionit të botës në fuqi Jorge Lorenzo, i cili në garën e parë të sezonit u rendit në vendin e dytë.

"Ky është një tjetër kampionat, ndërsa kemi ardhur këtu shumë të kënaqur për rezultatin e arritur në Katar. Mund të them se motori shkon shumë mirë dhe do të përpiqem të bëj më të mirën në pistë’, ka përfunduar Lorenzo. Piloti spanjoll i Jamaha garon përpara tifozëve të tij ndërsa shihet si favorit për të fituar Cmimin e Madh të Spanjës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›