E Diel, 1 Nëntor 2026

Sharapova ne finale perballje me bjellorusen

Maria Sharapova arrin finalen e parë në më shumë se 7 muaj dhe duket e kthyer në formën e saj më të mirë. Tenistja ruse ka mposhtur 3-6 6-0 6-2 gjermanen Andrea Petkoviç, në Soni Erikson Open, por tani do të ketë përballë bjellorusen Viktoria Azarenka, që u kualifikua pas suksesit kundër numrit 3 në renditjen botërore Vera Zvonareva 6-0 6-3.
|

Azarenka ka arritur finalen e dytë në Miami, por 21-vjeçarja duhet të presë tashmë një betejë të vërtetë kundër Sharapovës. Rusja ka treguar forcën e saj, pasi ka humbur setin e parë, duke shfaqur supremacinë e saj, që e ndihmoi të renditej 4 herë në majën e tenisit mes viteve 2005 dhe 2008. Sharapova aktualisht renditet e 13, por forma e treguar pas kthimit nga dëmtimi, do ta rendisin atë në 10 më të mirat, javën e ardhshme.

Rafael Nadal dhe Rozher Federer do të luftojnë për gjysëmfinalet e Soni Erikson Open, pasi rivalët e vjetër kanë avancuar në katër më të mirët. Dyshja e famshme nuk është përplasur në U.S., që kur Federer fitoi në Majami përballë spanjollit 5 vjet më parë. Federer i cili ka marrë gjysmëfinalet pasi kundërshtari i tij Gilles Simon është tërhequr për shkak dëmtimi, kryeson 14-8 ndeshjet direkte me Nadal. "Do të jetë një ndeshje speciale. Gjithnjë është fantastike të luash kundër Rozher. Do të jetë shumë shumë e vështirë dhe do të jap maksimumin, por të shohim çdo të ndodhë",- tha spanjolli. Spanjolli – numri 1 në renditjen botërore – ka fituar 6-2 3-6 6-3 kundër Tomas Berdish në një sfidë që ka zgjatur dy orë e 17 minuta.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›