E Diel, 1 Nëntor 2026

U mbyt ne Erzen gjendet trupi 12 dite pas zhdukjes

17- vjeçari Bledar Kodra i zhdukur pasditen e 19 marsit është gjetur pas 12 ditë kërkimesh nga xhaxhai i tij i mbytur në ujërat e lumit Erzen. Kanë qenë të afërmit e 17- vjeçarit që nuk kanë ndalur për asnjë moment kërkimet për ta gjetur në mes të lumit, mes degeve të një peme. Xhaxhai i tij ka njoftuar menjëherë të afërmit dhe policinë. Pranë bregut të lumit mbërritën polumbarët dhe efektiva të policisë së komisariatit të Shijakut të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës dhe mbledhjen e provave për vërtetimin e mbytjes aksidentale të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›