E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS refuzon paktin firmosin vetem partite e djathta

Ashtu siç ishte sinjalizuar 2 ditë më parë , marrëveshja e partive për zgjedhjet e 8 majit, u firmos, por jo nga socialistët. E përfaqësuar vetëm nga Damian Gjiknuri, opozita u largua pikërisht në kur PD, PR dhe PDIU hodhën firmat në draftin 22 pikësh që rregullon marrëdhëniet mes subjekteve politike dhe KQZ për sfidën vendore.

Ndonëse ekpertët e 2 partive kryesore kishin rënë dakord për pjesën më të madhe të përmbajtjes së draft marrëveshjes, ndryshimi i kodit për komisionin hetimor pas zgjedhor ka bërë që PS dhe PBDNJ të mos hedhin firmën.

“Nuk kemi asnjë prirje për të cënuar integritetin e procesit zgjedhor përsa i përket ndryshimeve në kodin elektoral”- tha deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

“Kyçi i asaj që ne thamë edhe rradhën e kaluar në këtë tavolinë ishte transparenca postzgjedhore. Sepse pikërisht ajo qëndroi në themel të krizës dy vjeçare politike dhe ne nuk duam që kjo krizë të përsëritet nwse do të kemi probleme me zgjedhjet. Edhe ndonjë ndërhyrje e nevojshme ligjore do të ishte e pranueshme për procesin, por nuk mund të nënshkruajmë një marrëveshje e cila nuk adreson themelin e mosbesimit politik”- tha Damian Gjiknuri, deputet i PS-së.

“Opozita për fat të keq nuk arrin që të kapërcejë paragjykimet apo të kapërcejë interesat e saj të ngushta që mund t’i ketë për këtë proces zgjedhor apo dhe më tej”- tha deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

Megjithatë maxhoranca i jep kohë opozitës të firmosë deri një muaj para zgjedhjeve, pra, para hapjes zyrtare të fushatës. Në marrëveshje, palët bien dakord që menjëherë pas 8 majit të ngrihet komisioni reformës zgjedhore i cili do të hetojë gjithashtu zgjedhjet vendore. Por çdo propozim për hetim ose ndryshim kodi i bërë në të, do të kalojë në votë vetëm pas shprehjes së ODIHR dhe komisionit të Venecias. Mosprania e Gramoz Ruçit në tryezë u argumentua me ceremoninë përkujtimore të Fatmir Xhindit, deputetit socialist të vrarë 2 vite më parë.
 

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›