E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara e kërcimit mes deputetëve të PD-së

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e ka fituar garën e kërcimit me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. Gjatë këngës më popullore të "Elita 5", "Al kapone", ministrja e Integrimit Bregu, e veshur gjysmë sportive gjysmë serioze, nuk ka lënë pa shijuar tingujt, duke dhënë gjithë performancën e saj në fushën e kërcimit. Ndërsa deputeti demokrat, Gert Bogdani, siç duket, nuk ndodhej shumë rehat nën kostumin e tij elegant, për të vazhduar duelin me ministren. Por nuk "i kanë lënë gjë mangët" edhe zëdhënëset e Berishës dhe Topallit, që janë argëtuar me repertorin muzikor të festës së organizuar nga Ministria e Kulturës.

Koncerti

Berisha ka ndjekur vetëm tri këngët e para të koncertit. Ka pritur duke qeshur, madje gati duke kënduar Çiljetën, i ka pëlqyer shumë Eneida Tarifa, por, pas këngës së tretë, Kryeministri është larguar.

Prova e forcës

Gjysmë orë pas nisjes së tij, më saktë pas fjalës së Kryeministrit Berisha, sheshi "Skënderbej" është "bombarduar" me një numër tejet të madh fishekzjarrësh zhurmëmëdhenj, duke dhënë mesazhin politik se përgjigjja e mazhorancës ndaj opozitës është "shpërthyese"

Akuzat

Në emër tuaj, më lejoni që me plehrat e bllokut të djeshëm, me kockat e mafies që do të tentojnë të na pengojnë, se garancia jonë e plotë dhe totale është se mafies do t‘i tregojmë ligjin me të gjithë rreptësinë e tij, kurse plehrave të bllokut në koshin e historisë që meritojnë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›