E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e republikaneve avancon Herman Cain

Mediat e kanë quajtur kandidatin Herman Cain si variantin republikan të Obamës. Ish-drejtues i lartë i një kompanie picash, Kein nuk ka mbajtur asnjëherë post politik, por sondazhet thonë se ka arritur të fitojë mbështetjen e publikut për planin e tij për të zëvendësuar sistemin aktual të taksave federale. 

Kein ishte në qendër të sulmeve të rivalëve në debatin e radhës, ndërsa tentonte te shpjegonte planin e reformës së tij tatimore. Ai këmbëngul se plani i tij 9-9-9 që redukton taksat mbi të ardhurat e korporatat në 9 përqind e  madje edhe TVSH-në në 9 përqind, nuk do të rrisë taksat për amerikanët e shtresës së mesme, pavarësisht se sipas analizës së ekspertëve  dicka e tillë eshtë e pritshme. Rivalët e tij brenda partisë kritikojnë idenë e Kein për 9 përqind TVSH kombëtare, e cila do të prekte të gjithë amerikanët që paguajnë edhe taksat e shtetit përkatës. Diskutimi i nxehtë në shtetin Nevada thekson ngritjen e Kein si një prej kandidatëve kryesorë në garën republikane për të fituar emërimin e kandidatit presidencial.

Kandidatët gjithashtu diskutuan ndihmat e huaja, me guvernatorin Rik Perri dhe ligjvënësin Ron Paul që bënë thirrje për shkurtime të thella në shpenzimet për zhvillimin e huaj. Ndërkohë, ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni, i cili është përballur me polemika përsa i përket besimit të tij Mormon, deklaroi sërish se amerikanët duhet të zgjedhin një president në bazë të pikëpamjeve politike dhe jo besimit fetar. Një anketë nga CNN para debatit sugjeronte sërish një kryesim të tij me 26 përqind, ndërsa Kein u rendit i dyti me 25 përqind.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›