Viziton minatoret Berisha ngushellon familjen Shyti

Kryeministri Sali Berisha vizitoi minatorët e plagosur në minierën e Bulqizës duke i siguruar ata se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj për shërimin e shpejtë të tyre. Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik , u shpreh Kryeministri Berisha.
Ai shtoi se qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’i ndihmuar. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të kryeministrisë, shefi i qeverisë ka shprehur ngushëllimet familjes së minatorit Naim Shyti, i cili humbi jetën në minierën e Bulqizës.
AS