Gara e rrokaqiejve fitojne Melisa Mun dhe Tomas Dold
Nuk ka garë vetëm në barin e futbollit, në parketin e basketbollit e të volejbollit apo në pistat e atletikës. Një sfidë e madhe është edhe ngjitja e 86 kateve të ndërtesës më të lartë sot në Nju Jork, “Impajër Stejt Billding”, ndërtesë që rifitoi rekordin pas shembjes tragjike të dy Kullave Binjake.
Është zhvilluar edhe edicioni i 35-të i kësaj gare të veçantë dhe që tregon se njeriu pëlqen sfidat e çdo lloji. Ishin 1 576 shkallë për t’u ngjitur dhe këtë e bënë me qindra atletë, ndërsa në majë të saj i priste një dëborë miqësore, ndërsa krejt gara në lartësi shkon në 320 metra.
Për femrat, vendin e parë e zuri Melisa Mun, për të cilën ky është triumfi i tretë dhe 42-vjeçarja nga Zelanda e Re e përfundoi garën në 12 minuta e 39 sekonda.
Për meshkuj, fitues ishte kampioni në fuqi, gjermani Tomas Dold, madje kjo ishte fitorja e tij e shtatë radhazi, duke dhënë kohën 10 minuta e 33 sekonda.
Gjithsesi, në fuqi mbetet rekordi i vendosur në vitin 2003 nga çiklisti australian, Pol Krejk, me 9 minuta e 33 sekonda.