Formula 1 provat ne Jerez
Niko Rosberg ka përfituar nga Mercedesi model i vjetër dhe regjistroi kohën më të mirë në ditën e tretë të provave të Formula 1 në Jerez. Në 118 xhirot e kryera, ai regjistroi kohën 1 minutë 17 sekonda e 613 të mijtat. Në anën tjetër, piloti i renditur i pari nga ata që përdorën njëvendëshet e vitit 2012 ishte Gosjan me Lotus, i cili u pozicionua i dyti, me 806 të mijtat më shumë se Rosberg. Dyshimet janë se skuadra Lotus ka zbritur në pistë me serbatorin të parënduar, pra jot ë mbushur plot me karburant, pasi vazhdon të kërkojë sponsor për sezonin e ri. Në vendin e tretë u rendit Fetel, me 1’19”297, ndërsa Hemilton ishte i katërti, dy të dhjetat pas kampionit të botës, me 80 xhiro të zhvilluara. Ferrari vazhdon të zhgënjejë Fernando Alonson, vetëm i shtati me 2 sekonda e 799 të mijtat nga kryesuesi dhe i renditur pas Vernje me Toro Roso dhe Perez me Sauber. Spanjolli zhvilloi vetëm 67 xhiro, pasi humbi shumë kohë për shkak të një problemi hidraulik në makinë. Në këtë mënyrë, dalja e parë e “kokëkuqes” me emrin F2012 nuk ka dhënë atë që shpresohej, ndërsa problemet e para që ka patur makina kanë vënë në alarm inxhinierët e Ferrarit.