E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pearce, selektor i përkohshëm i Anglisë

Federata Angleze e Futbollit ka emëruar Stuart Pearcen selektor të përkohshëm të Anglisë, pas dorëheqjes së Fabio Capellos. Katër muaj para fillimit të Euro 2012, Anglia ka një miqësore me Holandën më 29 shkurt dhe Pearce do ta drejtojë ekipin në këtë duel.

49 vjeçari Pearce, ish menaxher i Manchester Cityt, udhëheq ekipin U-21 të Anglisë dhe skuadrën e Britanisë së Madhe në Olimpiadën 2012 në Londër.

Capello dha dorëheqje të mërkurën, i hidhëruar me vendimin e Federatës për marrjen e shiritit të kapitenit John Terry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›