E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq rrezikon ndeshjet e Serise A

Jo vetëm Bolonja-Juventus, por edhe më shumë ndeshje të javës së 23-të të Serisë A italiane janë në rrezik për të mos u luajtur. Shkak është dëbora e madhe sepse moti i keq është rikthyer fuqishëm në Itali.
Mediat italiane njoftojnë se janë në rrezik për të mos u zhvilluar Parma-Fiorentina dhe po ashtu po diskutohet për ndeshjen Siena-Juventus.
Për Bolonja-Juventus është kërkuar që të luhet të dielën në orën 15:00 dhe jo në orën 20:45 siç është në program. Gjithsesi, as kjo mund të mos mjaftojë.
Parma-Fiorentina, që do të luhet të dielën në 15:00, ka rrezik më të vogël, ndërsa Siena-Roma që duhet të luhet të hënën në orën 20:45, mendohet të afrohet në orën 15:00.
Italia, sipas parashikimeve të motit, do të ketë reshje të vazhdueshme dëbore nga e premtja në të dielën, ndërsa kalendari i Serisë A është goditur disa herë deri tani nga kushtet atmosferike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›