Gara elektorale korrekte e ben demokratizimin e Kosoves nje proces te pakthyeshem
Ne vitin 1999 me luften ne Kosove jo vetem qe u shperbe nje krijese artificiale sic ishte ish-Jugosllavia por perfundoi edhe sundimi i eger i komunizmit ne Evrope. Me renien e komunizmit iu dha grushti i fundit sistemit njepartiak duke na u ofruar sistemi pluralist. Ky tranzicion ishte shume i veshtire per Kosoven. Vendi ishte rrenuar nga flaket e luftes. Kishte shume te vrare dhe te zhdukur. Vendi shpejt u rimekemb fale punes se palodhshme te popullates dhe ndihmes se nderkombetareve. Kosova e zyrtarizoi pavaresine e saj me 17 shkurt 2008. Kesaj i paraprine bisedimet maratonike te Vjenes midis pales shqiptare dhe asaj serbe. Ne skenen politike te Kosoves dolen shume subjekte politike te cilat garuan se cila do ta marre pushtetin. Menjehere pas luftes per disa kohe vendin e udhehoqi Qeveria e Perkohshme ne krye me PDK-ne e Hashim Thacit. Pas kthimit te presidentit Rugova ne Kosove LDK-ja ne zgjedhjet e para te lira dhe te ndershme te cilesuara edhe nga faktori nderkombetar i fitoi shumicen e votave. LDK-ja beri koalicion me AAK-ne e Ramush Haradinajt. Pas vdekjes se presidentit Rugova skena politike ne Kosove u ndryshua. Ne pushtet natyrisht pas zgjedhjeve shumicen e fitoi PDK-ja e cila e formoi Qeverine ne koalicion me LDK-ne si partia e dyte me e madhe. Por ishim deshmitare se kjo qeveri nuk e drejtoi shtetin deri ne fund te mandatit te saj. Pasoi doreheqja e presidentit Sejdiu nga posti i te parit te shtetit per shkak te shkeljes se Kushtetutes se Kosoves Sejdiu ne te njejten kohe e ushtroi edhe detyren e kryetarit te LDK-se edhe pse ky funksion ishte i ngrire dhe dihej qysh me pare. Kjo doreheqje dhe shume faktore te tjere ndikuan qe te prishet edhe koalicionit qeverises duke u shkaktuar kriza institucionale. Si gjate kesaj periudhe po ashtu edhe fill pas luftes u grumbulluan problemet e natyrave te ndryshme te cilat renduan mbi supet e qytetareve. Shfaqja e fenomeneve sic jane krimi i organizuar korrupsioni dhe shkalla e larte e te papuneve jane pasoje e zhvillimit te ngadalshem te ecurive ekonomike. Eumlshte veshtire te besohet se keto zgjedhje te parakohshme dhe shume te shpejta do te organizohen mire. Shume eshte e diskutueshme se sa do te jene keto zgjedhje me konkurrim te lire dhe te ndershem publik. Ne zgjedhjet lokale ishim deshmitare se ne disa qytete ato per shkak te parregullsive u perseriten. A do te kontestohen edhe keto zgjedhje mbetet te shihet pas kesaj date. Nuk duhet te mungoje vullneti per realizimin e zgjedhjeve transparente dhe te ndershme nga te gjitha subjektet politike qe garojne per pushtet. Mos te kontestohen zgjedhjet nga pala humbese nese ato jane korrekte. Demokracia duhet te avancohet jo te mbyllet. Te formohet nje pushtet i cili forcon shtetin e se drejtes qe shume po na mungon. Nese gara elektorale behet ne menyre paqesore e korrekte e ben demokratizimin nje proces te qendrueshem dhe te pakthyeshem. Te angazhohen te gjithe per nje konsensus pozitiv ne menyre qe mos te mbyten zgjedhjet e lira liria e mediave njerezit e lire etj. Ka ardhur koha qe morali shpresa dhe zotesia te fitojne mbi friken bindjen mashtrimin grabitjen dhe sundimin arbitrar. Ka ardhur koha per kurajo me te madhe qytetare qe te kemi nje transformim pozitiv te shoqerise. Atdheu eshte mbi te gjitha. Mjaft na eshte shpelare truri nga ideja e pushtuesit serb per 90 vjet me radhe se atdheu nuk ka rendesi. Jemi deshmitare te shume kronikave te zeza. Vrasjet plackitjet dhunimet abuzimet etj jane bere mjaft shqetesuese dhe shume po e demtojne shoqerine e re te Kosoves. Tash kur okupatori shekullor eshte debuar perfundimisht nga Kosova sikur eshte harruar gjithe ai zullum qe na beri kemba e serbit. Shume eshte harruar fisnikeria bujaria dhe te gjitha ato tipare te tjera qe shume na shquan historikisht si popull. Te flaket stili egoist i jetes menyra jo-intervencioniste e te menduarit duke mbajtur brenda fokusit te interesit vetem veten. Pak eshte duke u bere per te rinjte tane. Ofrohet arsim me cilesi jo te nivelit te duhur Kemi sherbim shendetesor me cilesi te dobet. Tashme kemi dy gjenerata te cilet i kane perfunduar shkollimet dhe zhgenjimi i tyre se nuk kane pune eshte i madh. Fukaralleku gjithnje e me shume po troket ne shume dyer te familjeve tona. Kjo eshte me teper se mjerim. Jemi mbushur me punonjes kokulur te keqpaguar te neperkembur e te shantazhueshem. Cdo dite e me shume jemi deshmitare te atyre qe po kerkojne strehe per nje jete te denje sociale. Disa tentojne rebelimin ne nje perpjekje per ti dale per anash gjithe kesaj bote kurthesh permes manipulimit me fatin bixhozin e pune te tjera jo te mira. Gjithnje e me shume po shtohet prostitucioni si dukuri rrenqethese. Zenkat ne familje vetevrasjet e shumta jane fenomen i ri per shqiptaret qe po marrin permasa gjithnje e me shqetesuese. Te mos humben te mirat nga tradita. Problemet dhe hallet duhet te jene te perbashketa. Vetem te bashkuar i perballojme veshtiresite qe sjelle kjo jete. Se humbja e gjithsecilit prej nesh eshte teper e shtrenjte. Nuk eshte mire dhe aspak e ndershme qe dikush te jete i vetmuar ne keto kohera kur te gjithe mund te veprojme shume me ndryshe. Kur te gjithe mund ta ndihmojme ne forma te ndryshme njeri-tjetrin. Vetem te bashkuar edhe mund ta ruajme qenien tone kombetare. Kjo le te jete mesim se si duhet sjelle edhe te gjithe ata qe neser garojne per pushtethellip
...